Kina dënon me pushkatim 12 njerëz

Kina dënon me pushkatim 12 njerëz
Një gjykatë në Kinë ka dënuar 12 njerëz me vdekje, në lidhje me ngjarjet e dhunshme në provincën Ksinjiang, që kanë ndodhur në muajin korrik.

Gjykata ka dënuar po ashtu nëntë të tjerë me burgime të përjetshme dhe 20 me burg nga katër deri në 20 vjet.

Shumica e të dënuarve kanë emra tipikë të ujgurëve etnikë.

Dënimet thuhet se kanë të bëjnë me sulmin e 28 korrikut në një stacion të policisë dhe në zyra të qeverisë në qarkun Shache.

Policia ka thënë se në këtë sulm janë vrarë 37 civilë dhe 59 “terroristë”.

Por, grupet e të drejtave të ujgurëve kanë thënë se forcat e sigurisë kanë hapur zjarr ndaj protestuesve dhe se qindra ujgurë janë vrarë.
Previous Post Next Post