Kadri Alia pretendon se e ka denancuar 3 herë pedofilin Maksim Liçon


 Kadri Alia pretendon se e ka denancuar 3 herë pedofilin Maksim Liçon

 Kreu i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve, Kadri Alia ka reaguar në lidhje me denoncimin e emisionit “Fiks Fare”, që tregoi se si kreu i shoqatës “Jetimët në Fokus”, Maksim Liço, i kërkoi favore seksuale një të mituri për t'i dhënë statusin e jetimit.

Zoti Alia pretendon se e ka denoncuar disa herë në polici Maksim Liçon, të cilin e kishte larguar vite më parë nga Shoqata Kombëtare e Jetimëve, ku kishte mbajtur detyrën e sekretarit të përgjithshëm në vitet 1991-2001.


“Maksim Liçon e largova nga Shoqata e Jetimëve, krijoi shoqatën me njerëz të tjerë. I denoncova shoqatat “fantazmë” si ajo e Liços, 3 herë e kam denoncuar në polici. Maksim Liço mashtronte me vizat greke. Statusi i jetimit jepet vetëm nga Komisioni i SHSSH.”- deklaroi Kadri Alia.

Pas denoncimit të emisionit “Fiks Fare”, policia arrestoi kreun e shoqatës “Jetimët në Fokus”, Maksim Liço. .
Previous Post Next Post