Loading...

Jetesa pranë rrugëve të zhurmshme rrit riskun e vdekjes nga Ataku Kardiak

Jetesa pranë rrugëve të zhurmshme rrit riskun e vdekjes nga Ataku Kardiak
Femrat që jetojnë pranë rrugëve kryesore e të zhurmshme janë të ekspozuara ndaj vdekjes nga ataku kardiak, thekson një studim i ri.

Studiuesit analizuan të dhëna nga 107 000 femra amerikane me një moshë mesatare 60 vjeç, të cilat u përfshinë një një studim që datoi në vitin 1986 e deri në vitin 2012. 523 prej tyre, të cilat jetonin pranë rrugëve kryesore, kishin vdekur nga ataku kardiak.

Risku i vdekjes spontane nga zemra ishte rreth 38% më i lartë tek femrat që jetonin brenda një perimetri prej 50 metrash pranë rrugës kryesore, se sa tek ato femra që jetonin të paktën 500 metra larg.


Çdo 100 metra afërsi me rrugën kryesore lidhej me një rritje prej 6% të vdekjeve spontane nga zemra, sipas një artikulli botuar në 13 Tetorë në revistën Circulation.

Të jetuarit pranë një rruge kryesore është njësoj e rrezikshme për vdekjet spontane nga zemra si me pirja e duhanit, obeziteti dhe të ushqyerit keqas, thotë Jaime Hart, instruktor në Brigham and Women's Hospital and Harvard Medical School në Boston, SHBA.

Studimi thekson që të jetuarit pranë rrugëve kryesore, rrit nivelin e ekspozimit të njerëzve ndaj ajrit të ndotur.

"Është e rëndësishme të kuptohet nga mjekët dhe ata që merren me shëndetin se mund të kenë nënvlerësuar riskun e ekspozimit ambjental si një faktor të rëndësishëm që lidhet sëmundjet fatale të zemrës dhe ato koronare.

Ky studim nuk është i pari që e tregon këtë lidhje, por studime të tjera kanë treguar që me sëmundjet e zemrës lidhet edhe trafiku dhe zhurmat e automjeteve.

Një studim i publikuar më herët në  Journal of the American Heart Association gjeti që të jetuarit pranë një rruge kryesore, rrit riskun e presionit të madh në gjak tek femrat pas menopauzës.

"Hapi i ardhshëm i yni është të përcaktojmë se cilët janë faktorët më specifik që ndikojnë në sëmundjet e zemrës që lidhen me afërsinë në rrugët kryesore, si ajri i ndotur, zhurmat, trafiku, gjelbërimi etj," shkruhet më tej studimi në studim/newsmax/
Jetesa pranë rrugëve të zhurmshme rrit riskun e vdekjes nga Ataku Kardiak Jetesa pranë rrugëve të zhurmshme rrit riskun e vdekjes nga Ataku Kardiak Reviewed by Marion Mardodaj on 10/14/2014 11:40:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.