Loading...

Hoxhaj dhe Ismajli pa simbole e Shtetit në Beograd


 Hoxhaj dhe Ismajli pa simbole e Shtetit në Beograd

Ministrat Enver Hoxhaj dhe Fadil Ismajli po marrin pjesë në konferencën rajonale në Beograd. Takimi mbahet në formatin Gymnich (pa simbole shtetërore). Aty është i pranishëm edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati dhe ai ekonomisë Arben Ahmetaj.

Hoxhaj: Prania ime në Beograd, sukses i dialogut Kosovë-Serbi
Për pak minuta do të nisë Konferenca e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Beograd ku pritet të diskutohet për bashkëpunimin rajonal dhe qeverisjen e mirë ekonomike.

Kosova në këtë konferencë do të përfaqësohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, si dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Islmajli.

Hoxhaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se prania e ministrave kosovarë në Serb, veçmas e tija si ministër i Jashtëm, flet për progresin që është arritur në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Mediave serbe dhe atyre ndërkombëtare u thashë se prania e ministrave kosovarë në Serbi veçmas e imja si ministër i Jashtëm flet për progresin që është arritur në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne po hyjmë në një fazë të re të intensifikimit të komunikimit të drejtpërdrejt me palën serbe”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Hoxhaj dhe Ismajli pa simbole e Shtetit në Beograd Hoxhaj dhe Ismajli pa simbole e Shtetit në Beograd Reviewed by Marion Mardodaj on 10/23/2014 06:22:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.