Loading...

Holanda i bashkohet koalicionit anti-ISIS


Holanda i bashkohet koalicionit anti-ISIS

Avionët luftarak f-16 holandezë i bashkohen koalicionit ndërkombëtar kundër grupit xhihadist Shteti Islamik (ISIS) dhe pritet të marrin pjesë në operacionet luftarake në Irak që këtë fundjavë, njoftoi sot ministrja holrandeze e Mbrojtjes, Jeanine Hennis Plasschaert.

“Avionët fillimisht do të marrin pjesë në një mbështetje të trupave tokësore irakiane dhe kurde. Ata gjithashtu mund të përdoren për të sulmuar objektiva jo të lëvizhsme të ISIS-it”, sipas ministres.

Një koalicion ndërkombëtar i drejtaur nga SHBA-ja në të cilën marrin pjesë edhe vende arabe zhvillojnë bombardime që prej 23 shtatorit në Irak dhe Siri kundër ISIS-it.

Angazhimi holandez në këtë koalicion për momentin kufizohet vetëm në Irak. Haga ka njoftuar se Holanda nuk do të marrë pjesë në operacionet në Siri pa një mandat ndërkombëtar.
Holanda i bashkohet koalicionit anti-ISIS Holanda i bashkohet koalicionit anti-ISIS Reviewed by Marion Mardodaj on 10/04/2014 10:39:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.