Loading...

Hapet gjyqi ndaj shefit të UDB-së Jugosllave në Gjermani

Mustac dhe Perkovic
Mustac dhe Perkovic
 Mustac dhe Perkovic, të dy zyrtarë të lartë të UDB-së Jugosllave, po hetohet në Gjykatën e Lartë të Mynihut për vrasjen në Gjermani 31 vjet më marë të Stjepan Djurekovic.

Sipas akuzave, Mustac që ishte shef i UDB-së në atë kohë, i dha urdhër Perkovicit që planifikonte vrasjen dhe t'ia merrte jetën Stjepan Djurekovicit.

Anëtari i tretë që u përfshi në vrasje është ish-spiuni, Krunoslav Prates, i cili u gjykua dhe u dënua me burg të përjetshëm.

Prates pretendon se është i pafajshëm pasi vrasja është bërë nga UDB-ja dhe se ai ishte i angazhuar nga Perkovic për të spiunuar emigrantët.

Ai tha gjithashtu se vrasësit e vërtetë nuk janë identifikuar dhe se armët e përdorura në vrasje nuk janë zbuluar asnjëherë, raporton Balkan Insight.

Ndërkohë deri tani nuk është dalë me një verdikt nga Gjykata e Mynihut.
Hapet gjyqi ndaj shefit të UDB-së Jugosllave në Gjermani Hapet gjyqi ndaj shefit të UDB-së Jugosllave në Gjermani Reviewed by Marion Mardodaj on 10/17/2014 12:52:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.