Loading...

Greqi, provokim barbar Qendrës Islame

Natën e së enjtes më 16 tetor 2014 në kryeqytetin e vetëm të BE-së pa xhami, në Athinë, ka ndodhur një vandalizëm i shëmtuar ndaj një Qendre Islame 4 km larg Athinës.


Në portën hyrëse është vizatuar një kryq me bojë të kuqe dhe është lënë në prag të saj një kokë derri e prerë.
Krahas këtyre janë shkruar dhe shkrime raciste antimyslimane në oborrin para hyrjes.
Qendra Islame është hapur në 2008 nga një biznesmen arab, i cili pasi bleu një fabrikë në periferi të Athinës e shndërroi atë në një Qendër Sociale dhe Arsimore Islame me një sipërfaqe prej 800 metër katror, ku përveç klasave për mësim, gjendet edhe një sallë falje që shërben si xhami në mungesë të xhamive në të gjithë kryeqytetin grek.


5Athina ka edhe xhami nga koha osmane që qëndrojnë të mbyllura dhe janë të shtetëzuara, pavarësisht nevojave të mëdha që kanë mijëra besimtatë myslimanë që jetojnë në Athinë me origjinë nga vende të ndryshme, por edhe ata me kombësi greke dhe besim Islam.
Policia pasi ka bërë fotografimin e vendngjarjes i ka shpallur autorët në kërkim, ndërsa koka e therrur e derrit është mbuluar me qese dhe është lejuar të largohet nga punonjësit e bashkisë vetëm nga mesdreka.
Drejtues të lartë të Bashkësisë Islame të Greqisë kanë dënuar rëndë këtë akt vandal, duke e quajtur një racizëm antimysliman në mes të Europës.
Ngjarje të tilla të shëmtuara kanë ndodhur edhe më parë ndaj xhamive në vende të ndryshme të Greqisë.

Përfitimet nga të marrit frymë siç duhet
Çdo qelizë e trupit tonë ka nevojë për oksigjen që të mbijetojë. Niveli i lartë i oksigjenit zhvillon funksionin e trupit dhe është jetësorë për një shëndet të mirë. Trajtimet më të shumta që kanë të bëjnë me kërcënimin serioz nga vdekja fokusohen në oksigjenimin e qelizave. Mënyra më e thjeshtë për t'i dhënë trupit tonë më shumë oksigjen në çdo qelizë, është të marrit frymë në mënyrën e duhur.

Frymëmarrja në mënyrën e duhur zhvillon jashtëzakonisht qendrueshmërinë dhe qartësinë mendore, duke ndihmuar trupin që të heqë toksinat në mënyrë më efektive. A e dinit që 80% e heqjes së toksinave të trupit bëhet vetëm përmes frymëmarrjes? Frymëmarrja e duhur zhvillon po ashtu shumë gjendjen shpirtërore. Ndihmon qëndrimin truporë, që po ashtu ndikon pozitivisht në shëndet. Mendoni pak: kur jeni të mërzitur dhe qeshni, vëzhgoni me vëmendje se si ndiheni pak më mirë?

Frymëmarrja e duhur është aq e rëndësishme, sa që në shumë arte marciale të hershme, studentët shpenzonin muaj të tërë për të mësuar më parë se si të marrin frymë, në mënyrë që të mbronin veten.

Frymëmarrja e duhur
Uluni. Vendosni një objekt (ndonjë ligër) në bark. Merrni frymë, dhe shtyjeni sa të mundeni për lart librin duke zgjeruar stomakun. Nxirreni frymën. shfyni barkun duke e ulur sa të mundeni objektin. Praktikojeni këtë mënyrë të ekzagjeruar frymarrjeje derisa ta keni të lehtë. Më pas reduktojeni ngadalë. Mundohuni të bëni vetëm 4 frymëmarrje për 1 minut. Mendoni më shumë cilësinë se sa sasinë. Merrni frymë disa herë vetëm përmes hundës. Më pas merrni frymë përmes hundës dhe nxirreni përmes gojës. Meditoni vetëm duke u fokusuar në frymëmarrjen e thellë, të lirshme dhe kontrolluar, dhe në reagimet e trupit tuaj (si ndiheni?).

Hapi tjetër është që të merrni frymë aq avash dhe thellë, sa të keni mundësi ndërsa ushtroheni, dhe të merrni frymë në mënyrën e duhur. Drejtoni shpinën, ngijini shpatullat, dhe mbani qëndrim truporë të mirë ndërsa praktikoni. Praktikojeni për çdo natë përpara se të flini, edhe në mëngjes bëni të njëjtën gjë. Jeta juaj do fillojë të ndryshojë seriozisht.

Nëse vuani nga astma, është e ditur që në trupin tuaj mbirritet bakteria kandida, që është edhe shkaku kryesorë i astmës. Gjithsesi duke mësuar se si mund të mirret frymë siç duhet dhe duke u ushqyer me zarzavatet e duhura, do të jeni në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Greqi, provokim barbar Qendrës Islame Greqi, provokim barbar Qendrës Islame Reviewed by Marion Mardodaj on 10/19/2014 04:11:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.