Loading...

Grabitet një pikë e grumbullimit të skrapit në Tiranë


Grabitet një pikë e grumbullimit të skrapit në Tiranë

Një pikë e grumbullimit të skrapit është grabitur me armë ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Mëzezit, ku 2 persona të armatosur pasi kanë dhunuar rojën dhe kanë kërcënuar punëtorët e pikës së grumbullimit kanë mundur të marrin prej andej një sasi të konsiderueshme parash.

Sipas dëshmive në vendngjarje janë dëgjuar edhe të shtëna armësh, por fatmirësisht nuk pati të plagosur, ndërsa pas grabitjes personat në fjalë janë larguar me një mjet tip ‘Benz’ me targa të huaja.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, që mendohet të kenë kapur dy grabitësit..
Grabitet një pikë e grumbullimit të skrapit në Tiranë Grabitet një pikë e grumbullimit të skrapit në Tiranë Reviewed by Marion Mardodaj on 10/01/2014 02:58:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.