Gjirokastër, 5 të maskuar dhunojnë dhe grabisin Babain e Teqesë me të birin

Gjirokastër, 5 të maskuar dhunojnë e grabisin Babain e Teqesë me të birin
Persona të maskuar janë futur me dhunë në banesën e Shehut të Tyrbes “Baba Hasani” në Gjirokastër, duke grabitur 1.5 milionë lekë dhe disa bizhuteri me vlerë.

Burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, kur 5 persona të maskuar kanë grabitur banesën e Shehut të Tyrbes në Shtëpëz i ri, duke e dhunuar atë bashkë me të birin. Sipas policisë, Shehu i Tyrbes dhe djali i tij janë goditur me sende të forta dhe momentalisht ndodhen në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Sapo ka marrë njoftimin për ngjarjen, policia mbërriti në banesën e Shehut të Tyrbes dhe po vijon hetimet për të identifikuar autorët e krimit. Mësohet se deri tani janë shoqëruar 7 persona si të dyshuar për ngjarjen. .
Previous Post Next Post