Loading...

Gjigandi amerikan PBS, emision për trashëgiminë kulturore të Shqipërisë

Anija Windstar
Anija "Windstar"
Për herë të parë  vjen në Shqipëri televizioni publik amerikan PBS (Public Broadcasting Corporations) në një emision për bregdetin shqiptar dhe trashëgiminë kulturore.

Me ftesë të Agjensisë Kombëtare të Bregdetit për të xhiruar bregdetin shqiptar dhe në veçanti Parkun Kombëtar të Butrinti, ka mbërritur në bregdetin tonë një grup xhirimi  amerikan i PBS-së.që realizon një  emision  të ndjekur nga mbi 20 milion amerikanë, është fokusuar në xhirimet e  potencialit turistik të bregdetit shqiptar, planet për zhvillimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në vecanti fshatrat e bregdetit.


Ekipi i Televizioni Publik Amerikan mberriti në  Bordin e anijes së famshme “Windstar”, anije e cila për herë të parë shkelte brigjet shqiptare.
Tare me ekipin amerikan të xhirimit

Mbritja e kësaj anije në Shqipëri  është  një lajm i mirë për turizmin shqiptar pasi “Windstar”  është një prej anijeve më të famshme në botë e cila në saj të teknologjisë së saj të sofistikuar perdor për lundrim një kombinim  të velave dhe motorëve të saj.
Gjigandi amerikan PBS, emision për trashëgiminë kulturore të Shqipërisë Gjigandi amerikan PBS, emision për trashëgiminë kulturore të Shqipërisë Reviewed by Marion Mardodaj on 10/11/2014 05:29:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.