Gjetan Keta mposht boksierin rus Marat Kazev, mbron titullin euro-aziatik

 Boksieri Shqiptar, Gjetan Keta ka arritur një tjetër fitore këtë herë përballë rusit Marat Kazev në duelin për titullin euro-aziatik kategoria WBC. Ndeshja e luajtur në Bulqizë ka anuar nga boskieri Shqiptar i cili ka marrë një fitore spektakolare duke e mposhtur kundërshtarin me “knock out” që në raundin e tretë.

Keta i ka dhenë disa goditje të forta rusit, Kazev tek pjesa anesore e trupit, duke e hedhur në tokë për të mos u ngritur më. Kjo fitore bën që Gjetani të jetë sërish kampion i titullit euro-aziatik, kategoria WBC.

E veçanta në këtë takim ka qenë se publiku shqiptar respektoi himnin rus në momentin e këndimit, por edhe boksieri Keta përqafoi kundërshtarin në fund të takimit duke krijuar një moment shumë pozitiv.
Previous Post Next Post