Genomet prehistorike tregojnë kur stërgjyshërit tanë kryen marrëdhnje seksuale me Neandërtalët

Femuri i zbuluar
Femuri i gjetur
 Është një pyetje që i lë pa gjumë antropoligët: Kush kreu marrëdhënje seksuale me kë, dhe kur? Por tani një femur i lashtë po i ndihmon ata për t'i shkuar më pranë të vërtetës. I zbuluar pranë bregut të lumit në fshatin Ust-Ishim në Siberinë Perëndimore,  ky femur i përket një mashkulli që jetoi rreth 45 000 vjet më parë. ADN-ja e tij është e ruajtur aq mirë, sa që shkencëtarët kanë mundur të gjurmojnë tërë sekuencën e genomit, duke e përcaktuar si genomin më të vjetër të njeriut moder të gjetur deri tani, siç raporton revista Nature.

Sa i përket seksit: Ashtu si europianët dhe aziatikët e sotëm, femuri i njeriut Ust-Ishim përmban rreth 2% të ADN-së së gjeneve të neandërtalëve dhe këto gjene janë të grumbulluara në lidhje të stërgjatura, duke kundërshtuar kështu pretendimet e mëparshme se gjenet e tyre ishin të fragmentizuara. Nature përdor analiza të mëtejshme të gjatësisë së gjeneve duke sugjeruar kështu data specifike: Njeriu Ust-Ishim mund të ketë jetuar nga 7 000 në 13 000 vite më parë, pasi njeriu modern dhe neandërtalët u kryqëzuan, duke përcaktuar ndodhinë e kryqëzimit nga 52 000 deri në 58 000 vjet më parë. Por çfarë na tregon njeriu Ust-Ishim rreth kryqëzimit? Ky njeri që jetoi rreth 45 000 më parë lidhet me dy skelete të tjera: një skelet  24 000 vjeçarë të një mashkulli të ri të gjetur në Mal'ta, Siberi, dhe një skelet rreth 8000 vjeçarë të gjetur në La Braña, Spanjë. Kjo do të thotë që ndoshta ai i përkiste njerëzve modern që lëvizën nga Afrika për në Europë dhe Azi. Por njeriu Ust-Ishim lidhet më shumë me Azinë Lindore se me Europën. Kjo i mëshon idesë që europianët kanë trashëguar dise gjene të ndryshme nga burime të panjohura, ndoshta nga një popullsi që u largua më vonë nga Afrika në valë të ndryshme. Se me kë bënë seks këta sapo mbërritën atje, kjo është një pyetje që shkencëtrët sapo kanë filluar t'i përgjigjen.
Previous Post Next Post