Forma Financiare e Pabesisë

Forma Financiare e Pabesisë

 Kur mendojmë për pabesi, shumë nga ne pikturojmë në mendje një problem: Një grua e bukur dhe misterioze, një dhomë modeste hoteli, të kuq buzësh dhe kolare elegante. Sidoqoftë, jo të gjitha pabesitë janë kaq të prera e të thjeshta. Në fakt, ka mënyra për të tradhëtuar partnerin edhe pa ia hedhur asnjëherë sytë një femre apo mashkulli tjetër.

Po flasim për pabesinë financiare. Po, besojeni apo jo, nevojitet vetëm një llogari "e mbushur" bankare, disa profile në rrjetet sociale apo një dëshirë e madhe për të luajtur poker në internet.

Paraja është një mjet për të cilën çiftet luftojnë bashkërisht, dhe sigurisht për arsye të mira. Paraja nuk ka lidhje me numrat. Ka lidhje me sigurinë, besimin dhe intimitetin. Në shoqërinë tonë, paraja na garanton sigurinë, shëndetin dhe një jetë të lumtur, kështu që nëse ndajmë paratë me partnerin, në thelb po ndajmë cilësinë dhe të ardhmen e jetës personale me ta. Pa dyshim që paraja mund të shkaktojë shumë grindje.

Kur shohim që në llogarinë tonë mungojnë 100 000 lekë, jo vetëm që do ndihemi të zemëruar për shkak  se partneri ka prishur një shumë të madhe parashë pa dijeninë tonë, por do ndihemi gjithashtu të frikësuar dhe zermëruar. Do hamendësojmë: Po sikur të mos kemi mjaftueshëm para që të paguajmë kredinë e shtëpisë për këtë muaj? Çfarë do të ndodhte sikur do ta humbim këtë shtëpi dhe të mos kemi ku të jetojmë? Befasisht shpenzimi i 100 000 lekëve bëhet shumë i frikshëm, dhe sigurisht ato lekë marrin vlerë të shenjtë dhe shumë të rëndësishme - po si ka mundësi që partneri juaj guxoi t'i shpenzonte ato para pa dijeninë tuaj.

Me kaq shumë emocione që lidhet paraja, është shumë e vështirë të ndash faktet nga trillet dhe të kuptosh nëse partneri juaj kishte me të vërtetë nevojë t'i shpenzonte ato para.

Një e dhënë e besueshme, nëse ekziston apo jo Pabesia financiare, është niveli i përfshirjes së sekretit:

- A gënjen partneri juaj, fsheh, apo i mban sekret gjërat që blen?

- Mos vallë ju dhe partneri juaj bëni marrëveshje rutinë për paratë që shpenzoni? (Ai apo ju premtoni se nuk do shpenzoni më para të tepërta për pazarë, por sërish shpenzoni 20 000 lekë më shumë)

- Mos vallë partneri juaj shpenzon para në dëm të familjes dhe marrëdhënjes tuaj, si p.sh., duke shpenzuar paratë që kishit kursyer për pushime apo duke shitur gjërat tuaja të shtrenjta për të rregulluar makinën?

Nëse ndonjëra nga këto pyetje ju duket familjare, keni të bëni me pabesi financiare. Pabesia financiare ndodh kur të dy partnerët gënjejnë rreth parave dhe i shpenzojnë në mënyrë që të kënaqin nevojat e tyre personale. Kur gjenden jashtë, mund të vazhdojnë të gënjejnë ose mund të bëhen shumë agresiv apo mbrojtës kur përballen. Mund të bëjnë premtime që nuk do shpenzojnë më, duke bërë vetëm disa ditë pushim për të shpenzuar më pas.

Pabesia financiare shpesh mund të lidhet me çështje të tjera, si bixhozi apo mania për të shpenzuar në pazar.
Siç u theksua edhe në fillim, paraja nuk është vetëm numëra: është dashuri dhe besim i përbashkët, janë qëllime të përbashkëta për të ardhmen dhe familjen.

Nëse mendoni se po vuani nga pabesia financiare, është shumë e rëndësishme të filloni të zhvilloni një dialog të ndershëm me partnerin tuaj. Sqaroi qartë shpenzimet e kaluara. Uluni dhe bisedoni si bashkëshortë duke bërë një plan të detajuar për shpenzimin e parave. Do ishte ide e mirë që të bënit një plan financiarë.
Previous Post Next Post