Loading...

Femrat joshen më shumë nga pasuria dhe statusi se nga fëmijët, tregon studimi

 Femrat janë më të prirura drejt statusit dhe pasurisë se sa drejt riprodhimit, tregon një studim i fundit. Studimi i bërë nga së fundi nga Oxford University dhe Sheffield University tregon që, megjithëse fertiliteti i ulët mund të jetë në kundërshtim me idetë tradicionale rreth suksesit të evolucionit, një grua do ta sakrifikonte apo reduktonte fertilitetin e saj nëse kjo do t'i sillte mundësi për status më të lartë. Gjetjet bazohen nga intervista me 9 000 femra nga Mongolia, një shtet që kaloi një tranzicion të dhimshëm për shkak të stilit sovjetik të privatizimit në masë.


Nga ana tjetër, femrat më të moshuara që kanë jetuar nën një stil komunist jetese, ishin më të prirura që të kishin familje më të mëdha nëse do të ishin më të pasura; femrat më të reja që jetojnë në sistemin kapitalist, ishin më të prirura të ndiqnin fatin e tyre, dhe një shok mundësisht sa më të pasur, përpara se të krijonin një familje.

Në këtë studim autorët përshkruajnë një paradoks demografik dhe ekonomik. Ata thonë se një shoqëri e pabarabartë u mundëson  femrave që të rriten në status dhe të bëjnë para përmes edukimit. Ndërsa tregu i lirë ndikon, femrat që bëjnë fëmijë pasi të jenë shkolluar, bëhen më të pasura.

Antropologja dr. Alexandra Alvergne nga Oxford Universtiy thotë: "Për një kohë të gjatë shkencëtarët e kanë shoqëruar bërjen e vonë të fëmijëve me kohën që nënat kanë shpenzuar për t'u shkolluar. Sidoqoftë, duket se shkollimi në vetvete nuk përcakton vendimin se kur mund të ndërtohet një familje, pasi familjet e pasura nuk jshkollimi nuk ndikon për të bërë familje. Megjithëse shkollimi përkthehet në të ardhmen në pasuri për disa rajone. Por duket se objektivi kryesorë i femrave është për të siguruar status dhe pasuri. Që mund të jetë të siguruarit e një pune të mirëpaguar apo gjetjen e një partneri relativisht të shkolluar."

Studimi thotë që kërkesa e femrave për status varet nga konteksti: ndërsa pasuria parashikon nxitje për të pasur një familje të madhe në Mongoli, në Adis Ababa (Kryeqyteti), fertiliteti është më i lartë në familjet e pasura, pasi këto familje e kanë paraprakisht një lloj statusi të lartë në popullsinë e tyre.

Dr. Alvergne konkludon: "Shumë programe në vendet e zhvilluara fokusohen në shkollimin e vajzave në mënyrë që të inkurajohen të bëjnë familje më të vogla e të rriten ekonomikisht. Ky studim tregon që vajzat dhe femrat janë shumë të vetëdijshme për vlerat e shkollimit, që mund t'i ndihmojë ato që të rriten në shoqëri e të bëhen më të shëndetshme. Ajo se ku duhet të fokusohemi tani është cilësia e shkollimit që ato duhet të marrin."/Oculus News/
Femrat joshen më shumë nga pasuria dhe statusi se nga fëmijët, tregon studimi Femrat joshen më shumë nga pasuria dhe statusi se nga fëmijët, tregon studimi Reviewed by Marion Mardodaj on 10/19/2014 11:16:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.