Loading...

Çfarë thonë bebet e syrit - Gjuha e Trupit

Bebet e syrit të tkurrura
Bebe të tkurrura; tërheqje, ftohtësi, përshtypje negative etj

Studimet tregojnë që kur pëlqejmë diçka që shohim , bebet tona të syve do të zmadhohen pavarësisht nëse e shprehim  ose jo me fjalë apo me gjeste; nëse nuk pëlqejmë  diçka që shohim, bebet e syve  do të zvogëlohen (Hess,1975. Ne nuk kemi kontroll të ndërgjegjshëm të bebeve të syve tona; bebet i përgjigjen edhe stimujve të jashtëm (dritës), edhe atyre të brendshëm (mendimeve), në fraksione sekondash.


Hess eksperimentoi një grup njerëzish duke u treguar disa fotografi të cilat përfshinin fotografinë e një fëmije, një nëne me fëmijen e saj, një burrë lakuriq, dhe një grua lakuriq. Dhe zbuloi që bebet e meshkujve u zmadhonin më shumë kur shikonin një femër lakuriq, ndërsa të femrave u zmadhonin më shumë kur shikonin një nënë me fëmijën e saj. Në një tjetër rast u treguan njerëzve dy foto identike të së njëjtës fytyre të një vajze tërheqëse, por në njërën foto, bebet e syrit u ishin zmadhuar me mjete fotoshopi.  Dhe si rezultat pothuajse të gjithë menduan që fotoja me bebet e syve më të mëdha ishte më tërheqëse.  Hess konkludoi që madhësia e bebeve të syrit pëcakton përgjigjen tonë ndaj çdo stimuli, megjithëse ne nuk jemi në dijeni të efektit të tij në nivelin e ndërgjegjes.
Bebet e syrit normale
Bebe relativisht e tkurrur; pozicion neutral
Vëzhgimi i bebeve të syve përdorej si indikator nga tregëtarët e lashtë kinez, të cilët u vëzhgonin bebet  e syve blerësve potencial, kur ata pikasnin zmadhim të bebeve të syve të blerëzve potencial, u mundonin të merrnin maksimunin nga klientët e tyre. Teste të ndërmarra në lojën me letra të pokerit tregojnë që ekspertët e kësaj loje humbnin më shpesh kur kundërshtarët e tyre vendosnin syze. Bebet e syve gjithashtu përdoren në sondazhet politike dhe në kërkimet e tregut duke matur qëndrimet e publikut për një kandidat politik apo produkt. Sa më favorizuese të jenë qëndrimet, aq më shumë bebet e syve zmadhohen. Pasi siç theksuam, kjo lloj sjelljeje e syve nuk mund të kontrollohet në mënyrë të ndërgjegjshme, duke qenë kështu një indikator i preferueshëm nga biznesi, politika apo organizata të ndryshme. Hess këmbëngul që sytë mund të na japin sinjalin më demaskues dhe të saktë të të gjitha sinjaleve njerëzore, sepse ato janë një pikë fokale e trupit të njeriut dhe bebet funksionojnë të pavarura.
Bebe e syrit e zmadhuar
Bebe e zmadhuar: e joshur, e afeksionuar.

Pra kur surprizohemi ose konfrontohemi me një fenomen, sytë tona do të hapen dhe bebet e syve do të zmadhohen në çast duke lejuar maksimumin e dritës së disponueshme të depërtojë në sy, dhe duke mundësuar kështu dërgimin maksimal të sasisë së informacionit vizual të tru. Ndërsa, kur përpunojmë informacionin në çast, dhe nëse informacioni perceptohet si negativ, në fraksion të sekondës bebet e syve tona do të tkurren (Ekman,2003). Duke u tkurrur bebet e syve, çdo gjë përpara nesh bëhet më e fokusuar dhe më e qartë, dhe në këtë çast energjitë tona përqendrohen në mbrojte të vetvetes, ose kur rreziku perceptohet si i madh mund të largohemi (Nolte. Por madhësia e bebeve të syve luhaten edhe nga drita, sa më pak dritë të ketë në ambjent, aq më shumë zmadhohen edhe bebet e syve. Prandaj edhe ambjentet romantike karakterizohen nga dritat e zbehta, pasi zmadhimi i bebeve të syve e bën çiftin më atraktiv ndaj njëri tjetrit. Madje ditët e sotme shumë femra vendosin lente posaçërisht për të zmadhuar bebet e syve për t’u dukur më joshëse. Ndërsa në Mesjetë, për t’u dukur sa më joshëse dhe atraktive, femrat i lyenin sytë me pluhurin e bimës ekstremisht helmuese  “atropa belladonna”, një bimë me gjethe jeshile të zbehtë dhe me lule vjollcë e  kokrra me ngjyrë të zezë - një sakrificë sublime kjo në emër të bukurisë. Gjithsesi, duhet theksuar se zmadhimi i bebes së syve varet edhe nga qëndrimet që personi ka ndaj dritës.

Për shkak se bebet e syve janë të vogla dhe të vështira për t’u dalluar, kryesisht në sytë e errët, dhe derisa ndryshimi i tij ndodh në fraksione sekondash, reagimi i bebeve të syve është shumë i vështirë të vëzhgohet. Edhe shkaqet kulturore përbëjnë një barrierë në marrjen e informacionit përmes bebeve të syve, pasi kultura të ndryshme kanë qasje të ndryshme ndaj kontaktit me sy gjatë bashkëbisedimit, p.sh., japonezët gjatë bashkëbisedimit të çështjeve të biznesit e shohin bashkëbiseduesin në pjesën e qafës. Ndërsa suedezët mbajnë kontakt me sy në intervale të mëdha  kur bisedojnë, dhe kur mbajnë kontakt, e mbajnë atë më gjatë  se kulturat e tjera.

Megjithëse bebet e syve janë të vështira për t’u vëzhguar, shpesh qëllon të kemi askesin e duhur të informacionit nga to tek komunikojmë me dikë; nëse bisedojmë me dikë duke i paraqiur një ide, propozim, pikëpamje apo sugjerim, dhe qëllon në fraksion të sekondës të vërejmë që bebet e tij/saj të syve të zvogëlohen, do të thotë që personi nuk ka qasje positive ndaj asaj ideje apo sugjerimi. Nëse bebet e tij të syve zmadhohen, do të thotë që personi ka qasje positive. Ky detaj na ndihmon jashtëzakonisht për të ndryshuar strategjinë e komunikimit në rastet negative, për ta përforcuar atë në rastet pozitive dhe për të kuptuar nëse personi ka qëndrim pozitiv, apo negativ për çështjen në diskutim. Duhet  të kemi parasysh që bebet e syve lidhen edhe me zmadhimin e  perimetrit të syrit si të tërë, një indikator tepër i rëndësishëm ky që do të na ndihmojë në ato raste kur nuk kemi aksesin e duhur ndaj bebeve të syve.

Shënim: Kjo pjesë është marrë nga libri "Maska, Gjuha e Trupit: Zëri i Gjesteve; Marion Mardodaj; 2013.
Çfarë thonë bebet e syrit - Gjuha e Trupit Çfarë thonë bebet e syrit - Gjuha e Trupit Reviewed by Marion Mardodaj on 10/09/2014 01:42:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.