Loading...

Arrestohet trafikanti grek i drogës në Kakavië me 10 kg heroinë

 Përpjekje për trafik ndërkombëtar të drogës, policia kufitare e Kakavijës arreston trafikantin. Ministria e Brendshme, njofton se në Gjirokastër, shërbimet policore gjatë kontrollit të automjeteve, në vijën e dytë në dalje për në Greqi, kanë ndaluar një mjet tip Benz fuoristradë me targa XNP7021, i cili drejtohej nga shtetasi grek Charilaos Kontekaqis, 48 vjeç.


Këtij të fundit, i cili ishte banues në Kretë, iu gjetën dhe sekuestruan lëndë narkotike dhe armë pa leje.

Sipas Ministrisë së Brendshme, “në pjesën mbështjellëse të sediljeve të pasme, iu gjetën 8 pako me heroinë, me peshë 10.4 kilogramë, 13 pako me marijuanë, me peshë 6.8 kg si dhe një armë automatik dhe 17 fishekë”.

Greku është arrestuar menjëherë dhe dërguar në mjediset e komisariatit të policisë Gjirokastër, ku është marrë dhe në pyetje. Policia dyshon se trafikanti 48-vjeçar ka edhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Arrestohet trafikanti grek i drogës në Kakavië me 10 kg heroinë Arrestohet trafikanti grek i drogës në Kakavië me 10 kg heroinë Reviewed by Marion Mardodaj on 10/17/2014 12:13:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.