Loading...

8 Libra të Lashtë që Premtojnë Fuqi Mbinatyrore

  I joshur nga premtimi për të poseduar fuqi dhe dije, njeriut i ka pëlqyer përherë koncepti i fuqisë mbinatyrore. Shumë tekste i janë kushtuar kësaj çështjeje duke konturuar ritualet misterioze si çelësin e arritjes së vëllazërisë me shpirtërat e gjithbotshëm.

1. Zogu i zi
1. Zogu i zi

Origjinën e ka në Francë dhe është i fokusuar në studimin e hajmalive magjike. Fjalët magjike u skalitnin mbi objekte të veçanta që mbronin dhe fuqizonin ata që i mbanin. Raportohet se është shkruar nga një oficer anonim në ushtrinë e Napolon Buonapartit, i cili pretendon se materialet i ka marrë nga një magjistarë misterioz gjatë ekspeditës në Egjipt.

Zogu përfshin instruksione të detajuara se si mund të krijohen hajmalitë me bronx, mëndafsh dhe bojë speciale. Këtu bëhet fjalë për të thirrur xhindin, një krijesë e përbërë nga tymi dhe flaka që sjell dashurinë e vërtetë. Nëse do jeni më shumë ambicioz, Zogu i Zi mund të pajisë hajmalinë me forcën për të nxitur njerëzit që të tregojnë sekretet e tyre, të shihni prapa dyerve të mbyllura dhe të shkatërroni çdo njeri që është duke komplotuar kundër jush.

Kulmi i mësimeve të librit është përvetësimi i Zogut të Zi - aftësia për të zbuluar thesaret e groposura.

2. Ars Almadel

 2. Ars Almadel

Ars Almadel është një libër më i vogël se "Çelësi i Solomonit", i njohur ndryshe me si "Lemegeton", një magji e zezë dhe demonologji e shkruar nga autorë anonim të shekullit 17. Ky libër i veçantë është i përfshirë në Almadel - një altar i dylltë që mundëson komunikimin me ëngjëjt.

Almadel është i përbërë nga katër shkallë, ku secila përkon me ëngjëj të ndryshëm nga vende të ndryshme. Teksti paraqet emërat e ëngjëjve në çdo shkallë. Përfshin gjithashtu përshkrime të shkurtëra të manifestimit të ëngjëjve. Për shembull, ëngjëjt e ardhur nga shkalla e tretë, janë të veshur me jeshile dhe file floriri, dhe mbi kokë kanë kurora të përbëra prej gjethesh.

3. Picatrix


Picatrix është një manual i magjisë së zezë me aspekte astrologjike. Si fillim është shkruar në arabisht me titullin "Ghayat Al-Hakim, daton në shekullin e 11 dhe 400 faqe i kushtohen astrologjisë. Përgjatë librit ekzistojnë shprehi magjike për të kanalizur energjitë okulte të planetit dhe të yjeve për të arritur fuqinë dhe dijen.

Picatrix është i njohur për recetat e turpshme magjike të tij. Këto receta shpirtërash të zinj dhe potencialisht vrasëse janë të dizenjuara për të nxitur gjëndje të ndryshueshme të koshiencës që s'kanë lidhje me eksperiencat trupore. Përbërësit e recetave përfshinë gjak, sekrecione trupore dhe lëndë nga truri të përziera me hashash, opium dhe bimë psikoaktive. Për të ndërtuar një pasqyrë që të jep fuqi mbi vdekjen, për shembull, duhet të thithësh tym nga zierja e përzierjes së gjakut, spermës, pështymës, kallos së veshit, lotëve të syve, feces dhe urinës.

4. Galdrabok


Një manual i magjisë së zezë që daton në shek e 16 në Islandë, Galdrabok është një përmbledhje e 47 magjistarëve të ndryshëm. Ashtu si shumë manuale magjike të kohës, edhe Galdrabok mbështetet tek disa gërma dhe shenja të veçanta që pretendohet se kanë veti magjike kur mbahen në trup. Disa shenja në Galdrabok mund të kthellojnë mendjen e një burri, t'u fusë frikë armiqve, apo të verë në gjumë.

Shqipërimet janë krejt të veçanta në natyrë. Shqipërimi numrë 27, për shembull, kur bëhet ndërsa dikush po ushqehet, mund ta sëmurë atë dhe ta bëjë të mos dojë të hajë gjithë ditën; shqipërimi numër 30, është i dizenjaur për të vrarë kafshën e një personi. Aty ka edhe shenja që parandalojnë që shtëpia të vizitohet nga të paftuarit apo njerëzit e ligë.

5. Arbatel De Magia Veterum


E shkruar në fund të shekullit 16 nga autorë anonim, Arbatel de Magia Veterum është një manual gjithpërfshirës dhe aformizmash. Është si një manual që thekson rëndësinë e kristjanizmit, produktivitetit dhe të menduarit pozitiv, për të përdorur magjinë për të ndihmuar dhe jo për të lënduar.

Ky manual nxjerr në pah një seri ritualesh për të thirrur shtatë governatorët e legjioneve që sundojnë universin. Governatorët përfshijnë Bethel, i cili sjell ilaçe të magjishme, Phael, i cili sjell nder në luftë dhe Aratrom, që trimëron burrat. Aftësinë për të përdorur këto rituale e kanë vetëm ata persona që i kanë pasur prindërit apo një nga prindërit magjistarë. Të tjerët janë imitues.

Në libër përmenden ëngjëj e shpirtëra që ekzistojnë përtej botës fizike, përfshirë xhuxhmaxhuxhët, nimfat, driadat, shpirtërat e vdekshëm etj.

6. Ars Notoria

6. Ars Notoria

Është një lloj manuali që daton në shekullin 13, nuk përmban shqipërime apo shprehi. Fokusohet në natyrën e të mësuarit, udhëheqjes dhe memories, dhe të kuptuarit e librave të vështirë.

Ars Notoria i premton praktikantëve mjeshtërinë e arteve të lira - gjeometri, aritmetikë, filozofi etj. Përmes këtyre mjeshtërive mund të kërkohet dhurata nga Zoti, përfshirë elekuencën, sensin e lartë, mençurinë, dhe kujtesën perfekte.

Si manual që fokusohet kryesisht tek dija, Ars Notoria lidhet me disa aspekte keqdashëse të magjisë. Por gjithsesi, jo të gjithë janë të bindur për natyrën pezhorative të tij. Një murg i njohur i shekullit 14 i ndoqi devotshmërisht mësimet e Ars Notria, dhe më pas kishte vizione të bezdisshme, derisa pretendoi që vizionet kishin natyrë diabolike. Ai i paralajmëroi njerëzit për natyrën diabolike të Ars Notoria në shkrimet e tij mistike që njihen si "Liber Visonum".

7. Pseudomonarkia Daedonum


7. Pseudomonarkia Daedonum

Pseudomonarkia Daedonum është shkruar në shekullin e 16 nga fizikanti dhe demonologjisti Johann Weyer, i frymëzuar nga mësimet e okulistit gjerman Heinrich Cornelius Agrippa. Është një shtojcë e punës së tij kundër magjive, Praestigiis Deamonum, që Sigmund Frojd e ka quajtur një nga librat më të rëndësishëm të të gjitha kohërave.

Pseudomonarkia Daedonum është një katalog prej 69 djajsh fisnikë, - anëtarë të shquar të monarkisë së djallit - mjeshtërive të tyre dhe metodave të tyre të magjisë. Për shembull, Naberius, është një markez që vjen në formën e korbit dhe bëhet një njeri i dashur dhe dinak në të gjitha mjeshtëritë. Foras është një president që gjen gjërat e humbura dhe zbulon thesare. Pjestarë të tjerë të aristokracisë së djajve përfshinë  Haagentin, i cili e shndërron ujin në verë, Shax, që vjedh kuaj dhe verbëron e i bën njerëzit të shurdhër, dhe Eligos, që mund të parashikojë luftërat e ardhshme dhe fatet e ushtarëve.

8. Libri i magjistarit Abramelin

8. Libri i magjistarit Abramelin

I shkruar në shekullin e 15, ky libër konsiderohet si ndër librat më të shquar të të gjitha teksteve mistike. Është punuar nga Abraham von Worms, një udhëtarë çifut që mendohet se ka takuar në egjipt magjistarin enigmatik Abramel. Abrahami ia bleu Abramelit librin për vetëm 10 florinta, dhe më vonë ia dha djalit të tij Lamech.

Ritualet e Abramel konsistojnë në 18 muaj lutje dhe purifikim, dhe rekomandohet për meshkujt e shëndetshëm nga mosha 25 e deri 50 vjeç. Nuk këshillohet për femrat për shkak se "flasin shumë", por që mund të bëhen përjashtime për të virgjërat. Aderuesit në ritual duhet të jenë të patundur dhe strikt, për të kontaktuar me ëngjëllin mbrojtës që dhuron pasuri dhe fuqi. Këto fuqi përfshijnë magjinë e zezë dhe hyjnëzimin, njohuri mbi sekretet, vizion për të ardhmen, dhe aftësinë për të hapur dyert e mbyllura.

Libri mbështetet fuqishëm tek katrorët magjik - fjalë unike të mbështjella me mister. Për shembull, fjala "MILON", nxjerr në pah misteret e së shkuarës dhe të ardhmes kur shkruhet mbi pergamene të vendosura mbi kokë, ndërsa fjala "SINAH" sjell luftë. Autori paralajmëron që disa katrorë magjik, si "CASED", janë shumë ogurzi për t'u përdorur.

Ky libër kishte një impakt të thellë tek okulisti Aleister Crowley, i cili pretendon se ka përjetuar disa ndodhi mbinatyrore pasi kreu ritualin. Më pas Crowley e përdor këtë libër si bazë për magjitë e tij personale.

.
8 Libra të Lashtë që Premtojnë Fuqi Mbinatyrore 8 Libra të Lashtë që Premtojnë Fuqi Mbinatyrore Reviewed by Marion Mardodaj on 10/18/2014 10:50:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.