Loading...

7 bimët mjekësore që zhdukin çdo parazit në trupin e njeriut

Parazitët jamë më të shumtë dhe të dëmshëm seç shumë njerëz mendojnë. Ka lloje të ndryshme parazitësh. Rreth një e treta e njerëzve kanë parazitë të ndryshëm në brendësi të trupit. Disa parazitë mund të mos jenë edhe aq të dëmshme për shëndetin, por parazitë të tjerë janë me të vërtetë të dëmshëm, si për shembull, paraziti candida, që shkakton shumë probleme shëndetësore. Argumentohet gjerësisht që parazitët dhe bakteret shkaktojnë dëme të pallogaritshme anësore në shëndet.

Në vijim po ju paraqesim disa bimë të afta për të "vrarë" parazitët dhe bakteret në organizëm.


Hudhra
Hudhra është si një antibiotik i vërtetë, lufton viruset, bakteret dhe parazitët dhe kancerin. Është një bimë absolutisht shumë e dobishme që lufton gjërat e këqia. Hudhra është gjithashtu një tmerr i vërtetë për parazitët gjakpirës si mushkonjat, mizat apo këpushat.

Arrat e zeza
arra të zeza
Arrat dhe lëvoret e gjelbërta e arrave të zeza janë shumë të dashura për herbologët. lëvoret e arrave të zeza përdoren për të kuruar infeksionet kërpudhëvrasëse. Lëngu i lëvoreve të gjelbërta përdoret për të vrarë parazitët. Duhet të përdoren vetëm lëvoret e gjelbërta.

Artemisa (Artemisia Absinthium)
Artemisa

Artemisa është e ngjashme me mimozën, është një bimë gjithëvjetore me disa lule të vogla të verdha. Gjethet dhe lulet e saj përdoren për të trajtuar problemet e stomakut, dhe kjo bimë është një ilaç i mrekullueshëm kundër krimbave në zorrën e trashë. Artemisia Absinthium ka veçori të fuqishme antibakteriale dhe përdoret për të luftuar një sërë infeksionesh.

Karafili
Karafili, bima e karafilit

Vaji i karafilit përdoret për të zhdukur vezët e krimbave në zorrën e trashë. Besohet se është e vetmja bimë që shkatërron totalisht vezët e krimbave. Nëse përdoret bashkë me arrën e zezë dhe me Artemisia Absinthium, shkatërron totalisht ciklin jetësorë të parazitave. Karafili është gjithashtu antibakterial, antiviral dhe antikërpudhorë.



Trumza
Trumza, bima e trumzës


Trumza është një nga bimët më të mira që stimulon tiroiden, gjendrën më të madhe të sistemit imunitarë. Trumza ndihmon në stimulimin e mbrojtjes natyrale të trupit. Vaji i trumzës mund të eleminojë një sërë parazitësh, dhe zhduk parazitët në zorrën e trashë.







Vaji i rigonit
Vaji i rigonit ka veti të jashtëzakonshme antioksiduese, është antiparazite, antivirale, antikërpudhë dhe antibakteriale. Studime të shumta tregojnë që vaji i rigonit është efektiv ndaj çdogjëje, që nga parazitët e ndryshëm dhe kundër kancerit.

Coptis Chinensis
Coptis Chinensis


Coptis Chinensis është përdorur për shekuj nga mjekësia popullore kineze për të kuruar një sërë infeksionesh. Përmban një substancë të quajtur "berberine", e cila është përgjegjëse për një sërë veçorishë antimikrobakteriale.
7 bimët mjekësore që zhdukin çdo parazit në trupin e njeriut 7 bimët mjekësore që zhdukin çdo parazit në trupin e njeriut Reviewed by Marion Mardodaj on 10/01/2014 11:36:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.