Loading...

5 gjëra që duhet të bëni kur filloni punë për herë të parë

5 gjëra që duhet të bëni kur filloni punë për herë të parë
Sigurisht që fillimi i punës së parë është një moment i paharrueshëm dhe kenaqësie, pavarësisht se sapo keni mbaruar universitetin apo shkollën e mesme.

Pasi të keni fulluar punë dhe keni përfunduar me fazën e trajnimit, ekzistojnë disa gjëra që duhet të kihen parasyshë për të pasur vijueshmëri dhe sukses afatgjatë. Tani keni përgjegjësitë e një adulti.


1. Pajisuni me sigurimet shëndetësore
Shumë kompani u ofrojnë punonjëse të tyre sigurime shoqërore, kështu që është shumë e rëndësishme që edhe ju të siguroheni në këtë pikë. Duke përdorur sigurimet shëndetësore të punëdhënësit, do t'ju kushtojë më pak se të angazhoheni individualisht për sigurimet shëndetësore. Bëni një takim me përfaqësuesin e burimeve njerëzore dhe diskutoni për opsionet e sigurimeve shëndetësore. Bëni një zgjedhje që i përshtatet nevojave dhe stilit tuaj të jetesës.

2. Hapni një llogari kursimesh
Nëse nuk keni një llogari kursimesh, apo s'jeni të aftë të kurseni mirë, tani kjo është puna e parë që duhet bërë. Nëse pagat shkojnë direkt në llogarinë tuaj, mund t'i ndani në llogari të veçanta. Për shembull, 90% të pagës vendoseni në llogarinë rrjedhëse, dhe 10% në llogarinë e kursimeve. Sigurisht që do ishte mirë të pyesnit edhe për rekomandime.


3. Zgjidhni një dentist të mirë
Nëse paraprakisht nuk keni para të kursyera, tani është momenti për ta bërë një gjë të tillë. Ndajini kursimet në dy pjesë, në njërën vendosni kursimet e depozitave, dhe në pjesën tjetër mbani kursimet që do ju nevojiten për shpenzime të ndryshme. Në këtë mënyrë do të keni para edhe për kohë të vështira. Nëse kompania ju ofron një opsion kursimesh pasi të tërhiqeni nga puna, shfrytëzojeni.

4. Krijoni një buxhet
Pasi të filloni të paguheni rregullisht, është shumë e rëndësishme të krijoni një buxhet. Ka shumë mënyra që mund t'ju ndihmojnë ta bëni një gjë të tillë, përfshirë internetin apo këshillat. Lini mënjanë para për faturat dhe shpenzimet e ndryshme. Më pas, sapo të keni krijuar buxhetin, qëndrojini tij. Kjo gjë do ju ndihmojë të bëheni të përgjegjshëm financiarisht.

5. Bëni pazar 
Pasi të keni krijuar buxhetin, duhet të kuptoni se sa para shpenzoni duke ngrënë jashtë. Shmangeni sjelljen e të ngrënit për drekë apo për darkë ushqime të shpejta si fastfude. Blini ushqime që të mund t'i merrni edhe në punë për drekë, dhe gjithashtu blini ushqime që mund t'i gatuani vetë. Nuk ekziston arsye racionale që të shpenzoni para të tepërta jashtë për shkak të ushqimit, i cili shpesh është edhe më pak i shëndetshëm se ushqimi i gatuar në shtëpi.
5 gjëra që duhet të bëni kur filloni punë për herë të parë 5 gjëra që duhet të bëni kur filloni punë për herë të parë Reviewed by Marion Mardodaj on 10/03/2014 09:07:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.