4 shtyllat e Kreativitetit

 Çdo njeri posedon potenciale të paçliruara të kreativitetit. Disa individë janë më shumë kreativ se të tjerët p.sh., Shekspiri, Da Vinçi, Stiv Xhops etj. Përveç gjeneve, ekzistojnë të paktën edhe tre faktorë ambjental që ndikojnë në kreativitet.

Gjenet dhe personaliteti
Një sërë aktorësh e shkrimtarësh në mbarë botën shkruajnë dhe botojnë letërsi ditët e sotme, por është e dyshimtë nëse ndonjëri prej tyre i afrohet Shekspirit. Veprat e tij i kanë qëndruar kohës, madje sot performohen më shpesh se në të kaluarën. Gjithashtu, Shekspiri ka kontribuar në një sërë fjalësh të reja.

Shkencëtarët janë orvatur për shekuj të kuptojnë shkaqet e kreativitetit të pazakontë dhe sugjerojnë se ekzistojnë të paktën katër faktorë kyç. Shtylla e parë e kreativitetit është pasja e gjeneve të duhura.

Disa njerëz lindin me premisa më të mëdha se të tjerët për t'u bërë kreativ, megjithëse mekanizmi i saktë se si ndodh kjo mbetet mister. Ashtu si shumë trajta të tjera të personalitetit, kreativiteti është i trashëgueshëm gjenetikisht.

Në testet e kreativitetit performojnë në nivele më të larta ai person që bën lidhje të pazakonshme, duke përdorur në një mënyrë atipike objektet e zakonshme. Këtyre ideve u referohen si një mënyrë divergjente e të menduarit, pasi ndryshon nga të menduarit e zakonshëm.

Të qenit mjaftueshëm inteligjent për të mësuar lexim dhe shkrim është e domozdoshme për të qenë një shkrimtarë i dalluar, po e njëjta gjë vlen edhe me artet e tjera. Njerëzit rriten suksesshëm dhe edukohen mirë duke arritur të gjejnë punë të mira, por paradoksalisht shfaqin mediokritet të paparë nëse i vendos në departamentin e kreativitetit, ku shpesh nuk prodhojnë asgjë. Përveç gjeneve që lehtësojnë të menduarit divergjent, ekzistojnë edhe të paktën tre faktorë të tjerë ambjental që ndikojnë në kreativitet.

Tre shtyllat ambjentale të kreativitetit
Shtylla e dytë e kreativitetit është ambjenti ku dikush rritet, dhe të jetuarit në një shtëpi të bollshme nuk përbën avantazh, sipas shumë shkrimtarëve të shquar, si Dickens dhe James Joyce që u rritën në varfëri.

Kreativiteti zgjerohet nga tragjeditë personale, si vdekja e parakohshme e një prindi. Zakonisht fëmijët zhvillojnë botë të pasura me imagjinatë si një tentativë për të ikur nga këto tragjedi. Ky stres kontribuon në probleme psikologjike, gjë që shpjegohet me faktin se përse njerëzit kreativ janë vulnerabël ndaj sëmundjeve mendore.

Shtylla e tretë e kreativitetit është e kaluara politike. Njerëzit kreativ shpesh e gjejnë veten si të jashtëm, qoftë si minoritete etnike apo fetare, si emigrant apo homoseksualë. Në SHBA, emigrantët janë rreth 7 herë më të prirur për zhvilluar kreativitetin se ato familje që jetonë atje prej brezash.

Në rastin e Shekspirit, familja e tij u përfshi nga konflikte fetare duke u acaruar nga ndryshimet në fe të monarkut sundues. Të qenit të jashtëm i nxit njerëzit ta shohin botën ndryshe, dhe kjo nxit të menduarit kreativ.

Shtylla e katërt e kreativitetit përfshin faktin e të qenit në vendin e duhur në çastin e duhur. Firencia e Rilindjes ishte një vend i përshtatshëm për të jetuar nëse dëshiroje të bëheshe një piktor apo skulptor, pasi familja Medici ishte shumë bujare ndaj këtyre qasjeve, duke joshur kështu artistët ambiciozë. Për më tepër, prezenca e një artisti të mirë do të thotë që të tjerët do kenë mundësi për të mësuar nga mjeshtëri. Edhe talenti i Shekspirit u ushqye duke ndjekur një grup aktorësh dhe shkrimtarësh, të cilët u bënë shkaku kryesorë që e nxitën atë të shkruante veprat e paharrueshme.

Megjithëse çdo person ka shkëndija kreativiteti që duhet t'i kultivojë, shumë nga ne nuk mund ta shohim botën nën flakë me mjetet tona kreative. Tani e dimë, se përse./Psychology Today/
Previous Post Next Post