Loading...

3 pikëpamje artistësh mbi procesin e kreativitetit


3 pikëpamje artistësh mbi procesin e kreativitetit

 "Kreativiteti është një dhuratë e jetës për ne," shkruan Tom Sturges në librin e tij Every Idea is a Good Idea: How Songrwriters and Other Working Artists Get it Done.

Ekziston në forma dhe shije të ndryshme, por të gjithë e kemi. Dhe kur jemi në momente kreative, shkruan ai, jemi "më shumë njerëz".

Sturges ka punuar për 25 vjet me rradhë në industrinë e muzikës. Ka punuar me të gjithë, që nga King e Lamont Dozier dhe tek Dr. Dree.

"Në çdo ide ka një ide të mirë," i fokuson lexuesit ai në procesin individual kreativ. Ai gjithashtu ndan përvojat e tij personale me publikun për të qenë dhe maksimalizuar kreativitetin.

1. Vidh nga të mëdhenjtë
Në Mougins të Francës është një dhomë sekrete - një dhomë mes dhomave - në të cilën ndodhet një kupolë me një dry të modifikuar, e cila ka strehuar disa pjesë origjinale nga artistët më të mëdhenj, përfshirë Gaugin, Degas dhe Rembrandin. Përtej këtyre punëve gjenden kopjet e tyre.

Kjo dhomë e "blinduar" ishte një vend i fshehtë dhe studio kryesore e Pikasos, ku grumbullonte punët e tij dhe mundohej t'i rikrijonte. Siç Sturges shkruan, Pikaso mundohej të zëvendësonte pjesët më të mira që e frymëzonin atë, për të fituar një kuptim më të thellë të mënyrës se si çdo artist ishte i aftë të pikturonte kryeveprat e tij. Në këtë kontekst, nuk përbën aspak çudi thënja madhështore e vetë Pikasos se, "Kopja e keqe e artistëve. Vjedhja madhështore e artistëve".

Austin Kleon flet rreth kësaj teme në librin e tij "Vidh si një Artist: 10 gjërat që nuk jua ka thënë asnjëri rreth të qenit kreativ" (Steal Like An Artist: 10 Things Nobody Told You About Being Creative. Në të ai përfshin thënjet e T. S. Eliot, i cili gjithashtu flet për vjedhjen prej eksperti: "Poetët e papjekur imitojnë; poetët e pjekur vjedhin; poetët e këqinj e dëmtojnë atë që marrin, dhe poetët e mirë bëjnë diçka më të mirë, apo të paktën të ndryshme. Poeti i mirë e bashkon vjedhjen e tij në një të tërë, në një lloj ndjenjeje që është unike, absolutisht të ndryshme nga ku është vjedhur".

2. Rizbuloni vetveten dhe suksesin tuaj
Në një intervistë me Charlie Rose, kompozitori Paul Simon shpjegoi se ai beson artistët kanë lindur të talentuar, por kur bëhen të suksesshëm, talenti thahet. Si të tillë, artistët duhet të rikrijojnë veten e tyre. Sipas Sturges, një nga mënyrat që Simoni përmbushte veprat e tij ishte "duke vjedhur tingujt, ritmet dhe muzikën e kulturave të tjera dhe duke përfshirë elementet e vjedhura në muzikën e tij, kryesisht në kompozim."

Sturges sugjeron që artistët e konsiderojnë rizbulimin e vetvetes jo vetëm në terma të vetes, por gjithashtu si një proces kreativ. Ai përfshin shembuj të të tjerëve që rishpikën veten e tyre. Për shembull, piktori Auguste Renoir filloi të pikturonte në Kinë. Në atë kohë ai ishte rreth të njëzetave, ku edhe kurseu mjaftueshëm para për të përballuar pikturat dhe punën e tij. Që nga ajo kohë ai u bë impresionisti mjeshtër që ne njohim sot.

Gustave Eiffel ishte një ndërtues. Pasi krijoi idenë e Kullës Eifel, ai rizbuloi veten e tij si një krijues që duhet marrë parayshë. Më pas ai ndihmojë në dizenjimin e Statujës së Lirisë.

Kur fokusohemi në rizbulimin e vetvetes në atë se si krijojmë, ne po sfidojmë veten tonë për të luajtur me perspektiva, teknika dhe mjete të reja. Kjo nxit kuriozitetin, të mbush me energji dhe mirëpret të gjitha llojet e këndvështrimeve.

3. Gjeni ritmin në punën tuaj
Ky është një tjetër mësim që Sturges e merr nga procesi i Simonit. Ai përfshin shembuj të shkëlqyeshëm se si mund të gjejmë ritmin në të gjitha punët kreative. Ai shkruan: "Fotografët mund të ndjekin ritmin e banorëve të qytetit dhe të fotografojnë nga një sfond qiellorë. Arkitektët mund të lejojnë pulsin e një shpati kodre dhe rrjedhën e një kanioni poshtë saj për të përcaktuar se si duhet ndërtuar shtëpia dhe çfarë drejtimi do ketë. Novelistët mund të lejojnë zhurmën e daulleve të rënjes së shiut në çatinë e tyre për të influencuar modelin e të folurës së karaktereve që ata kanë krijuar. Kompozitorët mund të lejojnë valët e detit të derdhen duke e bërë bregun më elegant dhe një thashethem të çrregullt të një koncerti apo simfonie."

Kreativiteti është pjesë e njerëzores tonë. Kur krijojmë ne bëjmë atë që ishte e destinuar të bënim, atë që është e koduar në ADN-në tonë.

Ekziston një thënje e mrekullueshme e Erma Bombeck, që shumë artistëve mund t'i kujtojë përdorimin e plotë të talentit të tyre: "Kur do qëndroj përpara zotit në fund të jetës sime, do të shpresoja që të mos më kishte mbetur asnjë grimë talent, dhe do i thoja 'E përdora çdo gjë që ti më dhe"

Çfarë mund t'ju inspirojë që të krijoni? Si mund ta gjeni ritmin e punës tuaj?/psychcentral/.
3 pikëpamje artistësh mbi procesin e kreativitetit 3 pikëpamje artistësh mbi procesin e kreativitetit Reviewed by Marion Mardodaj on 10/06/2014 10:15:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.