Vdesin 30 alpinistë në malin Ontake në Japoni


 


Tridhjetë alpinistë janë gjetur pa shenja jete pranë malit Ontake në Japoni, ku të shtunën ka shpërthyer një vullkan.

Alpinistët nuk kanë qenë në gjendje të marrin frymë dhe zemra e tyre ka ndaluar, por konfirmimi përfundimtar i vdekjes në Japoni vjen gjithmonë përmes ekzaminimit mjekësor.

Vullkani, rreth 200 kilometra në perëndim të Tokios, ka shpërthyer pa paralajmërim të shtunën, duke shkaktuar re të mëdha hiri.

Mali Ontake është destinacion i njohur për alpinizëm..
Previous Post Next Post