Vdes Baba Dervishi, kleriku 72-vjeçar i bektashijve

Ka ndërruar jetë brenda Teqesë në Krujë kleriku bektashian Baba Shaban Dervishi.
baba dervishi

Sipas hetimeve të kryera nga policia mësohet se 72-vjeçari vuante nga sëmundja e diabetit dhe reumatizmës dhe për këtë arsye vdekja dyshohet të ketë qenë natyrale.

72-vjeçari është gjetur i pajetë gjatë pasditës së 22 shtatorit brenda dhomës së Teqesë në lagjen "Pengile" të Krujës. Baba Dervishi ka shërbyer për shumë vite në teqetë e Krujës..
Previous Post Next Post