Tronditet nga tërmetet Greqia: tre tërmete brenda 24 orëve

Tronditet nga tërmetet Greqia: tre tërmete brenda 24 orëve
Një tërmet me magnitutë 5.3 i shkallës rihter ka tronditur Greqinë ditën e sotme, dhe dy të tjerë gjatë natës së djeshme.

Epiqendra e tërmetit ndodhi pranë rajonit Nafpaktos, në Gjirin e Korinthit.

Sipas raporteve të Qendrës Sizmologjike Euromesdhetare, gjatë natës së djeshme kanë ndodhur disa tërmete.

Një tërmet me magnitutë 4 ndodhi rreth orës 4:13, me orën lokale, rreth 15 kilometra në verilindje të Patras.

Në orën 4:43, një tjetër tërmet ka ndodhur me magnitutë 4.1 në ishullin e Kretës, raporton greekreporter.
Previous Post Next Post