Shqiptarja 17 vjeçare fiton “Miss Gjermania 2014″


 vajza

Vajza më e bukur e Gjermanisë për vitin 2014 është një shqiptare.

Vajza 17 vjeçare , Egzonita Ala është zgjedhur “Miss Gjermania 2014”, ndërsa çmimi i dytë i ka shkuar një tjetër vajze shqiptare, Fjollza Avdiut nga Mitrovica.

Çmimi i tretë ka shkuar për Sabrina Nennemann. Egzonita nga Peja ka përfituar një kontratë 1 vjeçare me kompaninë “Emmi Nail”, dhe një çmim prej 15 mijë euro para cash.


Bukuroshja shqiptare do të përfaqësojë Gjermaninë në spektaklin botërorë “Miss Bota 2014” që do të mbahet në nëntor në Londër. .
Previous Post Next Post