Loading...

S'deklaruan në kohë pasurinë, gjobë 10 zyrtarëve



 Dhjetë zyrtarë të niveleve të ndryshme drejtuese janë gjobitur nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) me shuma nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë, pasi nuk kanë dorëzuar deklaratën e pasurisë, sipas afateve të përcaktuara.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të këtij institucioni, thuhet se zyrtarët në fjalë nuk kanë pasar asnjë arsye ligjore për të mos dorëzuar në kohë deklaratën e interesave prívate.

Në mes emrave të zyrtartëve, prokurorë, drejtues auditesh në prokurori, inspektorë tatimesh, dhe drejtues në Entin Kombëtar të Banesave, bie në sy edhe emri i kandidatit të PD-së për kryetar Bashkie në Korçë, në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2013, Sotiraq Stratobërdha. Aktualisht, ai mban detyrën e kancelarit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Korçës.

10 zyrtarët e gjobitur nga ILDKPKI
Saliko Hajno, me detyrë Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014;
Bujar Çiçi, me detyrë Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për mosdorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014;
Sotiraq Stratobërdha, me detyrë Kancelar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për mosdorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014;
Thoma Janku, me detyrë Drejtor Auditi pranë Prokurorisë së Përgjithshme, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014;
Luan Jonuzi, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Drejtoria Rajonale Durrës, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014;
Qamil Korça, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Drejtoria Rajonale Korçë, për mosdorëzim të “Deklaratës Pas Largimit nga Funksioni”për vitin 2014;
Hazbi Lika, me detyrë Drejtor pranë Drejtorisë Rajonale të Entit Kombëtar të Banesave Durrës, për mosdorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014;
Artur Mita, me detyrë Drejtor pranë Drejtorisë Rajonale të Entit Kombëtar të Banesave Elbasan, për mosdorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014;
Edvin Brokaj, me detyrë Drejtor pranë Drejtorisë Rajonale të Entit Kombëtar të Banesave Vlorë, për mosdorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014;
Irfan Hysolli, me detyrë Drejtor pranë Drejtorisë Rajonale të Entit Kombëtar të Banesave Tiranë, për mosdorëzim të “Deklaratës Para Fillimit të Detyrës” për vitin 2014;

“Inspektorati i Lartë u rikujton të gjithë subjekteve deklarues ndaj të cilëve është marrë masë administrative “gjobë”, që në rast të refuzimit të dorëzimit të deklaratës së interesave private, subjekti konsumon elementë të veprës penale parashikuar në nenin 257/a, paragrafi i parë, i Kodit Penal, për të cilën ILDKPKI do të paraqesë kallëzim penal pranë organit të akuzës”, perfundon njoftimi./Shqiptarja/.
S'deklaruan në kohë pasurinë, gjobë 10 zyrtarëve S'deklaruan në kohë pasurinë, gjobë 10 zyrtarëve Reviewed by Marion Mardodaj on 9/23/2014 12:06:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.