Rusi: Protesta masive kundër luftës



Moska ka parë të dielën protestën më të madhe të opozitës që nga inaugurimi i presidentit rus, Vladimir Putin, për mandatin e tretë presidencial, në maj të vitit 2012.

Mijëra njerëz kanë protestuar edhe në Shën Petersburg dhe qytete të tjera të Rusisë, kundër, siç është thënë, luftës së fshehtë të Rusisë në lindje të Ukrainës.

Sipas SONAR-it, grup i pavarur monitories, i cili ka numëruar protestuesit që kanë kaluar pikat e kontrollit të sigurisë, mbi 26,000 njerëz janë mbledhur për marshin në Moskë.

Putini dhe qeveria e tij vazhdimisht mohojnë se kanë dërguar trupa apo armë ruse në lindje të Ukrainës, për të mbështetur separatistët atje./rel/.
Previous Post Next Post