Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë, kërkime për një varrezë tjetër masive të shqiptarëve të Kosovës


rashka_8727

Prokuroria për Krime Lufte e Republikës së Serbisë gjatë muajit tetor të këtij viti do të nxjerrë një urdhëresë për nisjen e kërkimeve në një lokalitet ku dyshohet se ka mbetje mortore të shqiptarëve të Kosovës, të cilët janë vrarë gjatë vitit 1999.

Përfaqësuesit e organit të akuzës nuk e kanë bërë publik emrin e lokalitetit, por kanë pranuar se dyshohet që kjo varrezë masive ndodhet në një hapësirë, në të cilën edhe më parë janë gjetur trupa të viktimave nga Kosova të varrosur në grup.


Dragoljub Stankovic, zëvendës prokuror për Krime Lufte ka theksuar se besohet se në këtë vend nuk janë kryer kërkimet deri në fund dhe se ka disa të dhëna se aty mund të gjendet edhe një varrezë masive./Koha Ditore/.
Previous Post Next Post