Loading...

Prokuroria gati për ta rikthyer Fullanin në qelinë "VIP", përgatisin provat për Gjykatën e Lartë


5412eaabb9227

 Prokuroria nuk do te heqë dore nga përpjekja per te rikthyer ne qeli ish-Guvernatorin e Bankës se Shqipërisë Ardian Fullani, dhe personave te tjerë te arrestuar për vjedhjen e 713 milion lekeve nga thesari. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se janë ne pritje te arsyetimit te vendimit te Gjykatës se Apelit dhe me pas do t’i drejtohen shkalles se trete te gjyqësorit për te kërkuar ndryshimin e tij.

Ndërkohe nesër prokuroret do te marrin ne pyetje kryeinspektoren e Bankës Elivar Golemin, edhe kjo e akuzuar për shpërdorim detyre, por qe ndryshe nga shefi i saj nuk i shpëtoi burgut për t’u hetuar ne nje mase tjetër sigurie si dhe ish-Guvernatori.

Por gjykimi ne shkallen e trete te gjyqësorit nuk do te jete i lehte, pasi bashkëshortja e Fullanit është një prej anëtareve te kësaj Gjykate, pavarësisht se vete ajo ligjërisht duhet te japë dorëheqjen nga gjykimi. Gjykatës se Larte i janë drejtuar edhe 3 nga 10 te arrestuarit e pare, te cilët kërkojnë lirinë me ane te rekursit. Ata janë: Klevis Bejtaj, nipi i Ardian Bitrajt te dyshuarit kryesor për vjedhjen e bankës; Petrit Ramohitaj, përgjegjësi i arkës për veprim ne thesarin e Linzes; si dhe Myzejen Belba specialiste e arkës stok. Kërkesat per ndryshimin e masave te sigurisë do te shqyrtohen ne kolegjin penal te përbëre nga pese gjyqtaret, Shkelzen Selimi, Aleksander Muskaj, Tom Ndrecaj, Artan Zeneli dhe Edmond Islami.
Prokuroria gati për ta rikthyer Fullanin në qelinë "VIP", përgatisin provat për Gjykatën e Lartë Prokuroria gati për ta rikthyer Fullanin në qelinë "VIP", përgatisin provat për Gjykatën e Lartë Reviewed by Marion Mardodaj on 9/16/2014 07:07:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.