Loading...

Prestigjiozja angleze “The Telegraph”: 10 fakte që nuk i dini për Shqipërinë


papa_nene_tereza_369572181

Korrespondenti i Telegraph në Vatikan, Nick Squires, ishte në Trianë për të ndjekur nga afër vizitën e Papa Franceskut më 21 shtator 2014.

Të dielën, Papa Françesku bëri një udhëtim një-ditor në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, vizita e tij e parë në një vend evropian me shumicë myslimane ku qëllimi ishte nxjerrja në pah e bashkëjetesë harmonike mes myslimanëve, ortodoksëve dhe katolikëve në mesin e trazirave dhe dhunës në pjesën më të madhe të botës islame.

Kështu e nis artikullin shtypi online britanik “The Telegraph” ku sjell 10 fakte që britanikët duhet të dinë rreth Shqipërisë, një nga vendet më të vogla të Evropës.

1. Në gjuhën shqipe, Shqipëria njihet si Shqiperia. Rreth 10 për qind e shqiptarëve janë katolikë, ndërsa 60 për qind janë myslimanë dhe pjesa tjetër të krishterë ortodoksë.

2. Shqiptarët i kanë rrënjet në fiset më të hershme ilire të cilët pushtuan Ballkanin perëndimor gjatë mijëvjeçarit të dytë para Krishtit. Gjuha e tyre rrjedh nga ilirishtja.

3. Fjala Yes -në gjuhën shqipe është “po” ndërsa No është ‘jo’.

4. Shqipëria ishte aleate e ngushtë me Ish Bashkimin Sovjetik deri në 1960, kur ajo kaloi besnikëri ndaj Kinës Komuniste.

5. Periudha e komunizmit në regjimin e Enver Hoxhës ku të gjitha kishat dhe xhamitë u shkatërruarn ku më shumë se 100 priftërinj katolikë dhe peshkopët u ekzekutuan ose vdiqën nën tortura ose në kampet e punës.

6. Nën regjimin komunist, i vetmi aktor perëndimor i mirëpritur nga Hoxha ishte komediani britanik Norman Wisdom,i njohur me rolin Pitkini i cili u bë një figurë kulti në vend.

7. Një nga karakteristikat më të çuditshme të sundimit komunist ishte edhe ndërtimi i dhjetëra mijëra bunkerëve. Arsyeja e ndërtimit ishte kryesisht të mbroheshim nga ndonjë sulm eventual nga jashtë.

8. Komunizmi përfundoi në vitet 1990, për t’u zëvendësuar nga një periudhë kaotike karakterizuar nga korrupsioni i shfrenuar, emigracioni dhe kontrabanda. Rreth tre të katërtat e shqiptarëve humbën kursimet e tyre në vitin 1996, kur skemat private të investimeve piramidale u shembën duke shkaktuar trazira.

9. Ndoshta shqiptari më i famshëm në botë është Nënë Tereza, murgesha katolike që punoi për dekada në lagjet e varfra të Indisë. Ajo fitoi çmimin Nobel për punën e saj me të varfërit dhe të sëmurët . Ajo vdiq në vitin 1997 në moshën 87vjeccare dhe Papa mbajti meshën në një shesh që mban emrin e Nënë Terezës në Tiranë.

10. Dhe në fundin e listës, Tirana, që u pikturua nga Edi Rama, një ish-kryetar i bashkisë së kryeqytetit./The Albanian/
Prestigjiozja angleze “The Telegraph”: 10 fakte që nuk i dini për Shqipërinë Prestigjiozja angleze “The Telegraph”: 10 fakte që nuk i dini për Shqipërinë Reviewed by Marion Mardodaj on 9/22/2014 02:50:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.