Dr. 'Skipetari': Pijet energjike të rrezikshme për të rinjtë; u shkaktojnë probleme me zemrën

Pijet energjike të rrezikshme për të rinjtë; u shkaktojnë probleme zemre
 Një gjimnazist në Angli, për shkak se piu një pije energjike me kafetinë, filloi të kishte probleme me zemrën, tregon një raport i fundit publikar nga një revistë prestigjioze.

Pasi konsumoi pijen, zemra e 17-vjeçarit filloi të rrahë me shpejtësi, në këto rrethana ai shkoi menjëherë në spital. Por testi kardiovaskularë dhe rrezet X treguan që nuk kishte probleme me zemrën. Doktorët i dhanë disa ilace për të ngadalësuar rrahjet e shpeshta të zemrës. Mjekimi i doktorëve, në vendi që të ndalonte të rrahurat e shpeshta të zemrës së 17-vjeçarit, bëri të kundërtën, siç raporton LiveScience.

Më pas, një kardiolog i bëri djaloshit shok elektrik, gjë që rregulloi rrahjet e zemrës së tij. Një elektrokardiogramë e mëpasme nxorri në pah problemin, që në zemrën e djaloshit kishte një qark të tepërt elektrik që stimulonte organin e zemrës "në një mënyrë të pazakontë," tha dr. Nicholas Skipitaris, shefi i elektrofiziologjisë në Lenox Hill Hospital në New York City, i cili, në fakt nuk ishte përfshirë në çështjen e 17 vjeçarit.

Në disa njerëz, "qarku i tepërt" është aq i dobët, saqë kjo gjëndje nuk shkakton probleme serioze, por stimulantët si kafeina, mund të rrisin rrahjet e zemrës. Njerëzit që kanë probleme, zakonisht e zbulojnë këtë gjë në adoleshencë, dhe e trajtojnë në moshë madhore, thotë dr. Skipitaris.

Rreth 1 deri në 3 njerëz për 1000 kanë këtë sindromë. Më pak se 0.6% e njerëzve me këtë sindromë rrezikojnë vdekjen e befasishme nga zemra, thotë raporti, siç shkruan Live Science.

Shënim: Emri i doktorit të cituar në këtë studim është shkruar nga Oculus News ashtu siç është shkruar në burimet e revistave në anglisht, megjithëse mund të tingëllojë apo mund të shqipërohet ndryshe, si "Shqipëtaris" apo "Shqipëtari".
Previous Post Next Post