Loading...

Nishani në OKB me ftesë të Ban Ki-mun


Image result for bujar nishani


Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki-mun, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani dhe në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, u nis sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


“Presidenti i Republikës do të mbajë një fjalë në Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 69-të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që do të zhvillohet në Nju-Jork. Gjithashtu Presidenti Nishani do t’u drejtohet të pranishmëve edhe me fjalë në kuadër të Samitit mbi Klimën dhe do të jetë i pranishëm në veprimtarinë e përvitshme të Nismës Globale Klinton, i ftuar nga ish-Presidenti amerikan Bill Klinton”- bëhet me dije nga Presidenca.
Më tej theksohet se vizita zyrtare e Kreut të Shtetit shqiptar parashikon edhe një sërë takimesh të rëndësishme me homologë, me Federatën Pan-shqiptare të Amerikës “VATRA” dhe mjaft personalitete të shquara shqiptaro-amerikane me një kontribut të qenësishëm në promovimin e vlerave atdhetare të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe Amerikë.

“Në përfundim të vizitës së Tij, Presidenti Nishani do të mbajë një ligjëratë me temë “Shqipëria – demokracia e re drejt Bashkimit Evropian” në Universitetin prestigjoz të Miçiganit ku do të diskutojë me profesorët dhe studentët e atjeshëm lidhur me zhvillimet e gjithanshme politike, ekonomike, shoqërore të Shqipërisë, mbi rolin dhe kontributin e saj në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë si dhe integrimin në gjirin e familjes së madhe evropiane”- perfundon njoftimi i Presidencës. .
Nishani në OKB me ftesë të Ban Ki-mun Nishani në OKB me ftesë të Ban Ki-mun Reviewed by Marion Mardodaj on 9/22/2014 12:15:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.