Loading...

Nis të ndërtohet Korridori Jugor i Gazit


Nis ndërtimi i Korridorit Jugor të Gazit, Gjiknuri: Shqipëria në hartën energjitike të Evropës

Nis në Terminalin e Sangaçalit ndërtimi i Korridorit Jugor të Gazit. Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri ka vendosur firmën mbi tubin e parë të Korridorit Jugor të Gazit pjesë e të cilit është edhe gazsjellësi TAP.

Sipas ministrit Gjiknuri projekti e vendos Shqipërinë në hartën energjitike të Evropës. Ai ka theksuar se Shqipëria ka plotësuar gjitha detyrimet kontraktuale ndaj TAP dhe se projekti ka rëndësi thelbësore për zhvillimin ekonomik.

“Gazsjellësi është burim zhvillimi për Kosovën, Kroacinë, Maqedoninë dhe për gjithë vendet e rajonit. Me ndihmën e qeverisë azere dhe SOCAR, Shqipëria është promotore e gazifikimit”- është shprehur ministri Gjiknuri. .
Nis të ndërtohet Korridori Jugor i Gazit Nis të ndërtohet Korridori Jugor i Gazit Reviewed by Marion Mardodaj on 9/22/2014 12:35:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.