Loading...

Kurdët sulmojnë në tre fronte njëherësh xhihadistët e ISIS


Kurdëd sulmojnë në tre fronte njëherësh xhihadistët e ISIS

Forcat kurde filluan sot një ofensivë në tre fronte kundër xhihadistëve të grupit Shteti Islamik (ISIS) në veri të Irakut, njoftuan oficerët pshemergas (luftëtart kurdë)

“Manovrat që filluan para agimit, po zhvillohen në veri të qytetit Mosul, nën kontrollin xhihadist, në jug të qytetit të Kirkukut i pasur me naftë dhe kundër një qyteti tjetër në kufij me Sirinë”, sipas të njëjtit burim.


Një gradë e lartë njoftoi se luftëtarët kurdë, kishin hyrë në qytetin Rabia, në kufirin sirian, pasi kishin marrë dy fshatra, As Saudiyah dhe Mahmoudiyah.

“Ushtarët janë duke luftuar në qendër të Rabias”, që ndodhet rreth një qind kilometra në veri të Mosulit, qyteti i dytë më i madh në Irak”, theksoi ai.

Të mbështetur edhe nga sulmet ajrore, peshmergasit kanë sulmuar gjithashtu edhe qytetin Zumar, rreth 60 kilometra larg Mosulit dhe pranë liqenit ku ndodhet diga e Mosulit..
Kurdët sulmojnë në tre fronte njëherësh xhihadistët e ISIS Kurdët sulmojnë në tre fronte njëherësh xhihadistët e ISIS Reviewed by Marion Mardodaj on 9/30/2014 01:43:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.