Loading...

Kur Serbia donte të zhdukte Shqipërinë



Gjashtë muaj që ndryshuan botën.

Kështu titullohet libri i shkrimtares Margaret Makmillan, e cila përshkruan në të dramën e kombeve të botës në Paris më 1919-tën.

Në këtë libër tregohet me hollësi se ç'përvuajtje kalonin kombet dhe sesi Parisi u shndërrua për 6 muaj në kryeqendrën e Evropes, ku sytë e të gjithëve bëheshin gjyqet me hartat e Evropës dhe të Ballkanit.


Secili delegacion i çdo shteti pretendonte për veten e tij sa më tepër territor dhe ndaj Parisi ishte shndërruar në një qendër ku grabitej dhe plaçkitej çdo terren i mundshëm.

Në gjyqin për Ballkanin, Shqipëria u vu në qendër për tu copëtuar nga Greqia dhe nga ish-Jugosllavia, shkruan LSHN.

Aleatët e fuqishëm që kishte Serbia e vjetër dhe fakti se ajo doli e fituar nga lufta, bën që shteti i ri i saj të quhej Jugosllavi dhe në të kishte popuj të ndryshëm, që thuajse asgjë nuk e kishin të përbashkët dhe qe koha e deshmoi se konfiguracioni i tille politik dhe shteteror nuk mund te ekzistonte.

Në pretendimet e serbëve në delegacion, përfshihej edhe Shqipëria.

Po ashtu, edhe Greqia njëjtë donte të "gllabëronte" Turqinë evropiane së bashku me jugun e Shqipërisë.

Në Paris u bë një gjyq publik i kombeve dhe po në të u pa se shtetet që kishin miqësi të mëdha në kancelaritë evropiane arritën ti pushtojnë shtetet më të vogla..
Kur Serbia donte të zhdukte Shqipërinë Kur Serbia donte të zhdukte Shqipërinë Reviewed by Marion Mardodaj on 9/28/2014 11:07:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.