"Kufomat e Sokol Olldashit dhe Kosta Trebickës janë hedhur në vendin e aksidentit; krimi është bërë diku tjetër"


idajet-beqiri_10


Avokati Idajet Beqiri, ka komentuar raportin e Prokurorisë për vdekjen e deputetit Sokol Olldashi. Beqiri deklaroi se raporti i Prokurorisë për aksidentin në të cilin gjeti vdekjen deputeti Sokol Olldashi, ishte një përpjekje e dështuar për të “përligjur” një “aksident, duke iu referuar mënyrës kriminalistike dhe teknike si u “servir” aksidenti, dhe mbi të gjitha gjurmët e gjetura në vendngjarje. Sipas tij, aksidenti i të ndjerit Olldashi, nuk bindi askënd, aq më shumë juristët penalistë dhe kriminalistët se ishte një “aksident”.

Avokati pohoi se vrasja e Sokol Olldashit ka ngjashmëri me vrasjen e Kosta Trebickës dhe me vrasjen e bankierit Artan Santo. Sipas tij, çështja Olldashit është një krim i rëndë, zbulimi i së vërtetës i të cilit mund të vonojë, por shtoi ai, rastësitë do e dekonspirojnë. “Vdekja apo vrasja e Olldashit, për nga momenti kur ndodhi, për nga rrethanat, për nga mënyra kriminalistike dhe teknike si u “servir” aksidenti, e mbi të gjitha për nga gjurmët e gjetura në vendngjarje, tregon se ka ngjashmëri të dukshme me “aksidentin” apo vrasjen e Trebickës…dhe pse jo, ka një lidhje logjike me vrasjen e bankierit shqiptar Santos, me vjedhjen permanente të Bankës së Shqipërisë nga vet shteti. Është një krim i rëndë çështja Olldashi, zbulimi i së vërtetës së të cilit mund të vonoj, por rastësitë do e dekonspirojnë”, deklaroi avokati.

Beqiri: Aksidenti enigmatik

Beqiri pohoi se aksidenti i të ndjerit Olldashi dhe Kosta Trebickës kanë shumë enigma. Ai theksoi se ngjarja nuk ka ndodhur aty ku janë gjetur kufomat. Avokati theksoi se aksidenti është sajesë pasi ngjarja ka ndodhur diku tjetër dhe trupi i tij është hedhur në vendngjarje. “Ka shumë enigma sa i përket aksidentit të Sokol Olldashit dhe Kosta Trebickës. Por, ngjarja nuk ka ndodhur aty ku janë gjetur kufomat. Nuk lanë shenja kufomash. Diku tjetër është bërë krimi dhe i kanë hedhur në tjetër vend. Pra të dy kufomat, Olldashi dhe Trebicka janë hedhur në vendin e aksidentit”, theksoi Beqiri. Ndërsa kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, pohon se aksidenti i Olldashit ishte i njëjtë me atë të Trebickës. Avokati Ngjela deklaron më tej se, mes dy aksidenteve ka një ngjashmëri fare të vogël. Ai sqaron se nëse në aksidentin e Trebickës nuk kishte person të dytë, në aksidentin e të ndjerit Olldashi ndodhej dhe një tjetër person. Sipas Ngjelës, gazetaria duhet të vijojë me zbardhjen e plotë të dy ngjarjeve, me pasojë vdekjen e dy personave. “Dy aksidentet, si ai i Olldashit ashtu dhe aksidenti i Kosta Trebickës, si event, si ngjarje ishin thuajse identikë. Ka vetëm një ndryshim në këto dy ngjarje. Nëse në momentin e aksidentit Kosta Trebicka ndodhej vetëm, në aksidentin e Sokol Olldashit ishte i pranishëm dhe një person. Kjo është diferenca mes këtyre dy aksidenteve. Por, gazetaria nuk e ka bërë të plotë zbardhjen e këtyre dy ngjarjeve”, deklaroi avokati Ngjela.

Ngjashmëritë midis “aksidentit” të Kosta Trebickës dhe Sokol Olldashit

1.   Kosta Trebicka dhe Sokol Olldashi humbën jetën që të dy në rrethana enigmatike “aksident me makinë”.

2.   Familjet e Olldashit dhe Kosta Trebickës kurrë nuk i besuan ekspertizat e ekipit shqiptar dhe ekspertit amerikan.   3.   Të dy viktimat po udhëtonin me një shpejtësi të ulët, që nuk justifikon pasojat e aksidentit.

4.   Sipas ekspertizave, kushtet teknike të të dyja makinave kanë qenë të mira, ndërsa makina me atë cilën udhëtonte Olldashi ishte super e sigurt.

5.   Asnjëra nga makinat nuk është rrotulluar në mënyrë të njëpasnjëshme, madje duket se në përmbysjen e makinave ka vepruar dora e njeriut.

6.   Asnjëra nga makinat nuk ka rënë nga një lartësi e madhe.

7.   Të dyja makinat kishin sistemin e frenimit në parametrat normale.

8.   Në të dy ekspertizat, thuhet se zonat e tavanit të mjeteve kanë qenë të shtypura dhe se kanë dëmtuar kokat e viktimave.

9.   Në të dyja ekspertizat lëngu i timonit hidraulik ka qenë në nivelet e duhura.

10. Sistemi i drejtimit të mjeteve operonte plotësisht në të dy drejtimet.

11. Të dyja ekspertizat dolën në konkluzionin se Olldashi dhe Trebicka kishin humbur jetën nga pakujdesia.

12. Të dyja makinat kanë dalë nga rruga në një terren jo të thyer, që nuk justifikon pasojat.

13. Si Kosta Trebicka, ashtu edhe Sokol Olldashi po udhëtonin vetëm.

14. Të dy të ndjerët, si Sokol Olldashi, ashtu edhe Kosta Trebicka kishin dëmtimet të rënda në kokë.

15. Në të dy aksidentet, kushtet atmosferike ishin me reshje, duke favorizuar fshirjen e gjurmëve.

16. Prokuroria nuk zbardhi kurrë tabulatet telefonike, për komunikimet e fundit të Kosta Trebickës dhe Sokol Olldashit.

17. Autopsia e Sokol Olldashi është kryer me shpejtësi dhe në mënyrë të paligjshme, ndërsa autopsia e Kosta Trebickës la shumë dyshime në përfundimet që nxori.

18. Strukturat e policisë prishën në të dy aksidentet provat, duke marrë me shpejtësi makinat me karrotrec si dhe duke mjegulluar rrethanat e ngjarjes.

19. Për të dy aksidentet, ekspertizat krijuan alibinë se reshjet e shiut kishin fshirë provat në vendin e ngjarjes.

20. Në të dyja ekspertizat thuhet se viktimat nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.

21. Si në rastin e Olldashit, ashtu edhe në rastin e Kosta Trebickës, persona të tjerë shkuan në vendngjarje para se të mbërrinin forcat e policisë.

22. Në të dy rastet dëshmitë ishin kontradiktore për aksidentet.

23. Munguan konkluzionet dhe procesverbalet e këqyrjes së vendit të ngjarjes nga policia dhe prokuroria.

24. U vonuan aktet e ekspertimit autoteknik të mjeteve ku u gjendën trupat.

25. Edhe pse zyrtarisht u deklarua se udhëtonin vetëm, është aluduar gjithmonë se ka pasur një njeri të dytë që shoqëronte viktimat në të dyja ngjarjet.

26. Në të dyja rastet, ngjarja nuk ka ndodhur.

27. Të dy të ndjerët u varrosën me shpejtësi./The Albanian/
Previous Post Next Post