Karakteristikat, Simbolet dhe Kuptimet e Shenjës së Ujorit

Shenja e ujorit

 Shënim i veçantë për Ujorët: Në Agimin e Epokës së Ujorit, në këtë kohë, gati ose jo, kjo shenjë konsiderohet si udhëheqësi i zodiakut. Ju vendosni trendin për të ardhmen dhe për shkak të kësaj përgjegjësie të lartë, e ndjeni shumë presionin e ndryshimit personal (veçanërisht në vlerat tuaja dhe atë që ju bën të kënaqur dhe të lumtur). Ujori ka qenë gjithmonë një shenjë filantropike. Tani më shumë se kurrë këto cilësi do të theksohen.

Të lindur nën shenjën e Ujori jo vetëm që marshojnë në drejtime të ndrshme nga turma, por kompozojnë muzikë të re gjatë rrugës. Janë individë të "orientuar nga mendja", mendimet e të cilëve nuk ndalen kurrë. Për shkak të përqendrimit të tyre të lartë në eksplorimin intelektual, shumë shpikës, njerëz të çuditshëm dhe origjinal lindën nën këtë shenjë. Aftësia e tyre intensive për të jetuar në shumë nivele mendore, përmban bashkë dhimbjen dhe kënaqësinë për Ujorët. Për shembull, në "Sallën e Famës Amerikane" ka më shumë Ujorë se çdo shenjë tjetër, por nga ana tjetër statistikat tregojnë se në institucionet mendore ka gjithashtu më shumë Ujorë se çdo shenjë tjetër. Shumë ekstreme mund ta rrethojnë këtë shenjë dhe këto ekstreme mund t'i çojnë njëherësh në parajsë dhe në ferr.

Por në aspektin e përditshëm, shumica e Ujorëve janë jashtëzakonisht human dhe shpesh përfshihen në programe sociale që ndihmojnë të tjerët. Gjithashtu mund të jenë objekt paragjykimi, sepse kurrë nuk udhëhiqen nga ndjenjat. Dalës dhe të dashur, Ujorët tërheqin miq kudo që të shkojnë dhe miqtë e tyre kanë besnikërinë e patundur të Ujorëve.

Ujorët janë njerëzit më të mistershëm dhe të pazakontë të zodiakut - dhe asnjëherë dy Ujorë janë njësoj. Të lindurit nën këtë shenjë - të sunduar nga Urani inovativ dhe jo konformist - marshojnë sipas "daulles" së tyre. E shohin jetën në një mënyrë tjetër. Të tjerët shumë shpesh mendojnë se zakonet dhe idetë e tyre janë të çuditshme ose të çmendura në një farë mënyre, por është kjo veçori që i bën ata kaq të veçantë. Mendja e Ujorëve është jashtëzakonisht e shpejtë dhe duket se kurrë nuk ndalojnë së menduarit (është interesante të theksohet se shumë të lindur nën këtë shenjë vuajnë nga pagjumësia.) Ujorët zakonisht kanë bindje të forta politike, mjedisore apo sociale. Por qoftë një marrëdhënie, karrierë apo "kazus" - Ujorët janë më të lumtur kur kanë "diçka" për të besuar dhe ushqyer.

Zgjidh shenjën Tënde të Horoskopit

Dashi - Demi - Binjakët - Gaforrja - Luani - Virgjëresha - Peshorja - Akrepi - Shigjetari - Bricjapi - Ujori - Peshqit


Previous Post Next Post