Loading...

Kontakti me sy na bën më të vetëdijshëm për trupin tonë


Kontakti me sy na bën më të vetëdijshëm për trupin tonë

  Nëse jeni ndjerë ndonjëherë thellësisht të vetëdijshëm ndërsa bëni kontakt me sy me një person tjetër, një studim i ri mund t'ju ndihmojë të kuptoni se përse. Matias Baltazar dhe kolegët e tij zbuluan që kontakti me sy aktivizon ndërgjegjen e njerëzve për trupin e tyre. Kjo ndjenë e vetëndërgjegjes e nxitur nga shikimi i ndërsjelltë mund t'i dedikohet pjesërisht faktit që harmonizohet befasisht me trupin tuaj.

Studiuesit u prezantuan pjesëmarrësve në studim në ekranin e kopjuterit një seri fotosh me imaxhe pozitive dhe negative. Çdo imazh u parapri ose nga një kryq i fiksuar, ose nga foto e fytyrës së një burri apo gruaje. Këto fytyra, ose shikonin pjesëmarrësit në studim, sikur po bënin kontakt me sy, ose e shmangnin shikimin e drejtpërdrejtë. Pjesëmarrësit gjithashtu ishin të lidhur me një aparat që maste sasinë e djersës në gishtërinjtë e tyre. Kjo prodhonte një matje objektive të reagimeve të pjesëmarrësve ndaj imazheve, e cila u krahasua me vlerësimet e tyre subjektive ndaj këtyre reagimeve.

Saktësia e pjesëmarrësve në gjykimin e reagimeve të tyre psikologjike ishte më e saktë për ato fotografi që u duknin sikur bënin kontakt me sy.

"Rezultatet tona mbrojnë pikëpamjen që ndërgjegjshmëria trupore e të rriturve bëhet më mprehtë kur ata janë subjekt i kontaktit me sy," thonë studiuesit.

Baltazar dhe skuadra e tij theksuan faktin që kontakti me sy mund të ketë efekte terapeutike. Për shembull, mund të stimulojë vetëdijen interoceptive tek njerëzit me probleme hiposensive intoreceptive, si tek njerëzit me anoreksi nervoza dhe depresion madhor./Oculus News/
Kontakti me sy na bën më të vetëdijshëm për trupin tonë Kontakti me sy na bën më të vetëdijshëm për trupin tonë Reviewed by Marion Mardodaj on 9/26/2014 10:26:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.