ISIS vret 40 ushtarë iraken dhe merr peng 70 të tjerë

ISIS vret 40 ushtarë iraken dhe merr peng 70 të tjerë

ISIS ka vrarë 40 ushtarë iraken në provincën perëndimore në Anbar të Irakut.

Gjerenali Rasheded Fleih tha se sulmet kanë ndodhur më 21 shtator, ndërsa ka njoftuar se veë të vrarëve, militantët e IS kanë zënë rob 70 ushtarë të tjerë.

Nuk është sqaruar se ku saktësisht kanë ndodhur sulmet, në qytetin e quajtur Sijir apo në Saqlawiyah.

 Associated Press ka cituar një zyrtar të sigurimit duke thënë se forcat e Irakut kanë tërhequr rreth 700 trupa, pasi militantët e IS kanë nisur sulme masive vetëvrasëse për të vrarë ushtarët.

Militantët e IS, kontrollojnë një zonë të madhe të Sirisë ndërsa tani kanë uzurpaur edhe një pjesë të madhe në veri dhe perëndim të Irakut.

Forcat Kurde dhe të Irakut janë mbështetur nga forcat ajrore të SHBA-së, me këtë kanë arritur që të rimarrin disa fshatra nga duart e militantëve të ISIS.
Previous Post Next Post