Hidhet në erë objekti 4 katësh në Durrës


banesa

Një objekt 4 katësh është hedhur në erë me lëndë shpërthyese gjatë orëve të vona të mbrëmjes së kaluar.

Ngjarja ndodhi pranë mbikalimit të Fllakës në Durrës.

Dyshohet se eksplozivi është vendosur në katin e dytë të ndërtesës në pronësi të vëllezërve Neza.


Burime nga policia bëjnë me dije se nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar por dëme të konsiderueshme materiale.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të kësaj ngjarje..
Previous Post Next Post