Loading...

Greqi: Gruaja varroset e gjallë, gabimisht


Greqi: Gruaja ulëret brenda varrit një orë pasi ishte varrosur

 Policia greke po heton dëshmitë e disa punonjësve të një varreze në veri të Greqisë, në Selanik, mbi faktin se si një grua u ringjall vetëm pak pasi u varros, dhe kërkonte ndihmë, duke vdekur me të vërtetë më vonë. Zyrtarët e policisë thanë që tre të pranishmit në varreza u thanë atyre se dëgjuan ulërima dhe të gërthitura brenda varrit të një pacienteje me kancer të enjten mbrëma, një orë pas funeralit të saj.


Në çastin kur 49-vjeçarja u fut në arkivol, ajo nuk jepte shenja jete. Doktori i pranishëm përcaktoi se ajo kishte vdekur. Mamaja e dy fëmijëve fillimisht u deklarua e vdekur në një klinikë private të Selanikut ditën e enjte të javës që shkoi. Më pas një mjek ligjor ekzaminoi trupin e saj.

Zyrtarët folën në kushtet e anonimatit, pasi nuk ishin të autorizuar t'i jepnin informacione gazetarëve, raporton Associated Press.
Greqi: Gruaja varroset e gjallë, gabimisht Greqi: Gruaja varroset e gjallë, gabimisht Reviewed by Marion Mardodaj on 9/26/2014 10:48:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.