Loading...

Gjuha e trupit e Kryeministrit Rama - pas përcjelljes së Papa Françeskut

Ardhja e Papa Françeskut në Shqipëri është një ngjarje historike që do të mbahet mend gjatë në memorien e shqipëtarëve. Padyshim që mbarëvajtja e një evenimenti kaq madhështorë dhe presioni më i madh bie mbi shpatullat e Kryeministrit. Pavarësisht disa mediave ruse që trumbetuan që Papës do i bëhej atentat nga ekstremistët në Shqipëri, dhe një incidenti të papërfillshëm ku dy qytetarë amerikan u kapën me biçakë në dorë, fatmirësisht çdo gjë shkoi për mrekulli. Një gjë të tillë e shprehu verbalisht vetë Kryeministri, i cili, pasi përcolli Papën, theksoi që "jam krenarë për atë që arritëm".
Shqipëria është një nyje gjeopolitike, është në kufijtë ku janë përplasur perandoritë më të mëdha që ka njohjur historia e njerëzimit: Perandoria Romake, Bizanti, Perandoria Otomane dhe Blloku Komunist. Si e tillë, Shqipëria është një pikë nevralgjike dhe përbën interes të madh gjeostrategjik - ky interes është rritur kryesisht dekadën e fundit - për çdo fuqi dhe superfuqi botërore. Në këtë kontekst, edhe vetë Papa Françesku ka patur një tencion të veçantë gjatë kësaj vizite. Këtë tencion Papa e shprehu duke falënderuar Shën Marinë në Bazilikën e Shën Marisë mëngjesin e sotëm në Romë për suksesin e vizitës së tij apolstolike që zhvilloi në Shqipëri.

Gjithsesi, në vijim do interpretojmë gjuhën e trupit të Kryeministrit në deklaratat për shtyp pasi përcolli Papa Françeskun.
Numrat me presje dhjetore në kllapa tregojnë momentin e interpretimit. Për të krijuar një kuptim sa më të plotë të interpretimit të gjuhës së trupit të kryeministrit, ju lutemi shtypni butonin në minutazhin e you-tube dhe harmonizojeni me interpretimin.

Si fillim duhet të kemi parasyshë që Kryeministri Rama shquhet si politikan që komunikon kryesisht pa parë letrat protokollare gjatë fjalimeve të tij. Ngjyra e kostumit të Kryeministrit është blu e errët, ose ndryshe blu mesnate (midnight blue) dhe këmisha e bardhë. Mbi kollare - me aq sa duket - ka një formë si gjysmëzemre me ngjyrë të kuqe. Në kontekstin e përcjelljes së Papës, ngjyra blu e kostumit të Kryeministrit simbolizon ngjyrën që kërkon paqe dhe promovon qetësi mendore dhe fizike: gjërat që Papa kishte më shumë nevojë në ato çaste. Ndërsa fakti që është ngjyrë blu mesnate, pra e errët, i përshtatet orarit të përcjelljes së Papës. Këmisha e Kryeministrit është me ngjyrë të bardhë, që në të shumtën e kulturave të globit simbolizon sinqeritetin dhe pastërtinë. Kurse forma me ngjyrë të kuqe mbi kollaren e Kryeministrit, në këtë kontekst, duke qenë se është edhe pranë zemrës, simbolizon dashurinë për Papën.

Teksa Kryeministri flet për pritjen e Papës (1:09 - 1.15), qëndron me trup drejtë, krahët i ka të hapura në gjerësinë e trupit dhe pëllëmbët e duarve shohin njëra-tjetrën duke bërë gjestin sikur ka kapur diçka. Gjatë këtij çasti Kryeministri mban kryesisht sytë nga e djatha përballë nesh apo nga e majta e tij. Gjatë performimit të këtij gjesti më pak se një sekondësh, Kryeministri thotë që "Pritja e tij sot me kaq entuziazëm..."; në këtë moment ai tregog se e ka totalisht veten dhe situatën nën kontroll, se e ka "kapur" situatën dhe se pasi ka ndjekur me vëmendje vizitën e Papës, është i kënaqur nga mbarëvajtja.

Kur Kryeministri thotë "Me kaq entuziazë..." (1:15), kap me dorën e djathtë të tij letrën protokollare, e lexon dhe, duke bërë një lëvizje të shpejtë horizontalisht me dorën e djathtë të tij ku pëllëmba e dorës sheh letrën, thotë "nga të krishterë dhe mysliman pa dallim...". Këtu Kryeministri shfaq një shenjë tencioni të lehtë dhe i kërkon ndihmë letrës protokollare, duke u siguruar për çka do thoshte në vijim. Gjatë vazhdës së bisedës janë thuajse po këto të njëjtat gjeste të shfaqura prej kryeministrit, i cili ndër të tjera shfaq edhe një lirshmëri të natyrshme, që tregon se është çliruar nga presioni.

Moment interesant për interpretim përbën fakti kur (3:20) Muhamed Veliu, gazetari i Top Channel e pyet se në ç'vend është marrë dheu që iu dha si dhuratë Papës. Në këtë çast Kryeministri, lëviz trupit dy-tri herë majtas-djathtas, zbërthen gishtat që në këtë çast i kishte të gërshetuara, dhe vendos duart mbi foltoren në një formë sikur kërkon për t'u mbajtur diku. Teksa thotë "dheu është marrë nga pjesë të ndryshme të Shqipërisë...", ai lëviz dorën e djathtë nga e djathta, në një mënyrë sikur ka një hartë të Shqipërisë dhe po merr dhe nga pjesë të ndryshme të saj. Gjatë këtij çasti (3:28) bën një kthim vetëtimthi të syve nga e majta ose nga e djathta e tij dhe tërheq buzët për nga brenda, dhe më pas bën një hapje goje me një qeshje artificiale (3:32. Kjo tregon që në fakt Kryeministri nuk kishte qejf që t'ia bënin këtë pyetje duke shprehur qartë tencionin, i cili amplifikohet edhe nga lodhja, po të kemi parasyshë intensitetin e ditës. Teksa thotë "ku kanë jetuar shqiptarët...", ai bën një ulje koke, gjë që tregon përulje dhe respekt për shqiptarët. Gjithsesi, për këtë pyetje Kryeministri nuk ishte përgatitur dhe gjestet spontane të tij e tradhëtuan atë në përgjigje - në aspektin e një përgjigjeje sa më të qartë - , mund të mos ketë informacionin e duhur se ku është marrë ky dhe; mund të mos ketë qenë në gjendje t'i numërojë krahinat për momentin nga ku është marrë ky dhe, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë dashur t'i shmanget kësaj pyetjeje.

Për më tepër rreth gjuhës së trupit lexo librin "Maska, gjuha e trupit: Zëri i Gjesteve; 2013, Marion Mardodaj.
Gjuha e trupit e Kryeministrit Rama - pas përcjelljes së Papa Françeskut Gjuha e trupit e Kryeministrit Rama - pas përcjelljes së Papa Françeskut Reviewed by Marion Mardodaj on 9/22/2014 09:36:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.