Loading...

Gjendet i pajetë në banesën e tij një 70 vjeçar në Vlorë


Gjendet i pajetë në banesën e tij një 70 vjeçar në Vlorë


Një 70-vjeçar është gjendur i pajetë në banesën e tij në lagjen 28 Nëntori të qytetit bregdetar. Alarmi është dhënë nga fqinjët e tij, pasi nuk e kishin parë të dilte nga shtëpia si çdo ditë tjetër.

Kanë qenë pikërisht forcat e shërbimit zjarrfikës të cilat bënë të mundur ndërhyrjen nga ballkoni i katit të gjashtë në banesën e 70-vjeçarit Yzerir  Meminaj, pasi dyert ishin të mbyllura.


Menjëherë u konstatua se  Meminaj  kishte ndërruar jetë. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes por policia ka nisur hetimet në pista e para për një vdekje natyrale dhe pista e dytë për një vetëvrasje të mundshme./Shqiptarja/.
Gjendet i pajetë në banesën e tij një 70 vjeçar në Vlorë Gjendet i pajetë në banesën e tij një 70 vjeçar në Vlorë Reviewed by Marion Mardodaj on 9/25/2014 03:56:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.