Loading...

Eksploziv në makinë dëshmitarit kyç të vrasjes së Lamajt


frroku

 Dëshmitari kryesor që pretendon se ka parë Arben Frrokun të vrasë kryekomisar Dritan Lajman ka qenë objekt i një atentati, fatmiresisht te deshtuar, të ndodhur disa ditë më parë në kryeqytet, por qe është mbajtur e fshehtë nga policia. Fatmir Vladi, dëshmitari i mbrojtur nga drejtësia dhe që njihet me emrin Arben Ndoka në çështjen që po zhvillohet në gjykatën e krimeve të rënda ndaj Arben Frrokut ka rrezikuar të humbasë jetën pasi në makinë e tij është vënë një sasi eksplozivi e cila fatmirësisht nuk ka shpërthyer për shkak të ndërhyrjes së policisë dhe çaktivizimit të lëndës plasëse.

Mesohet se ngjarja ka ndodhur ne lagjen Don Bosko ku Vladi kishte çuar makinen ne nje servis dhe kur e ka marre ka gjetur poshte saj nje pako te dyshimte. Menjehere ka lajmeruar policine dhe kane qene forcat e nderhyrjes antieksloziv qe kane çaktivizuar lenden plasese duke shmangur atentatin e mundshëm.

Ka qenë vetë i akuzuari Arben Frroku, i cili ka zbuluar pak dite me pare identitetin e këtij dëshmitari duke pretenduar se ai kishte probleme personale me të ndaj kërkonte të hakmerrej në këtë mënyrë./Shqip/
Eksploziv në makinë dëshmitarit kyç të vrasjes së Lamajt Eksploziv në makinë dëshmitarit kyç të vrasjes së Lamajt Reviewed by Marion Mardodaj on 9/30/2014 01:35:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.