Loading...

Derbi Tirana-Partizani do të luhet pa tifozë


tirana-partizani


Derbi Tirana – Partizani do të jetë pa tifozë, pasi Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka pranuar kërkesën e bardhebluve për të lejuar femrat dhe fëmijët.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës për Klubin e Futbollit Tirana nuk është tërhequr të paktën për këtë sfidë të rëndësishme.


Gugash Magani – Trajner i Tiranës: Si për tifozët e Tiranës dhe ata të Partizanit kjo nuk është normale, por duhet të respektojmë vendimet e disiplinës edhe pse do të na mungojë adrenalina që na jep lojtari i 12 tifozeria jonë.

Ekipet kanë zhvilluar edhe stërvitjet e fundit, ndërsa në hotelet ku janë grumbulluar në mbrëmje janë vizituar nga tifozeritë.

Por tifozët do të ndjekin ndeshjen në ekranë gjigandë.

Përkrahësit e Tiranës do të mblidhen te stadiumi “Selman Stërmasi”, ndërsa ata të Partizanit te fusha e Laprakës.

Sezonin e kaluar janë zhvilluar 3 ndeshje ku secili ekip ka fituar nga 1 takim, ndërsa i fundit ka përfunduar në barazim..
Derbi Tirana-Partizani do të luhet pa tifozë Derbi Tirana-Partizani do të luhet pa tifozë Reviewed by Marion Mardodaj on 9/26/2014 03:37:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.