Loading...

Daniel Goleman: E vërteta e asaj çfarë e bën të madh një lider

 Nga Dan Schawbel - Forbes
daniel-goleman.jpg
 daniel-goleman.jpgSë fundi kam pasur fatin të takohem me Daniel Goleman, i cili është një gazetarë-psikolog i njohur ndërkombëtarisht që trajnon punonjës nëpër biznese të ndryshme dhe jep leksione lidershipi. Goleman ka qenë i pranishëm vazhdimisht tek New York Times në rubrikën e shkencave të sjelljes dhe të trurit. Libri i tij Inteligjenca Emocionale, i publikuar në vitin 1995, ka qenë për shumë vjet rresht bestseller i padiskutueshëm, me mbi 5 milion kopje-print të shitura në 30 gjuhë, dhe ka qenë një bestseller në shumë shtete gjithashtu. Artikulli i tij “Lideri i Fokusuar” fitoi çmimin McKinsey, dhënë nga Harvard Business Review. Ky artikull derivon nga libri i tij: Fokusi: Shtysa e Fshehur e Përsosmërisë.

Në intervistën e shkurtër që po paraqesim në vijim, Goleman flet për tipet e ndryshme të lidershipit, të cilat janë shumë të rëndësishme në botën e biznesit, për ndryshimet midis liderëve te zgjuar dhe të mprehtë, për fokusimin e trefishtë të liderit, dhe për atë se çfarë është me të vërtetë një lider:
Cili lloj lidershipi prodhon rezultate më të mira në biznes?
Studime të bëra nga kompani për llogari të tyre kanë provuar se 10% e liderëve më të mirë shfaqën më shumë kompetenca superiore në inteligjencën emocionale, se sa thjeshtë në aftësitë konjitive.

Cili është ndryshimi midis liderit të zgjuar dhe liderit të mprehtë dhe pse kjo ka rëndësi?
Në librin tim Fokusi: Shtysa e Fshehur e Përsosmërisë, kam bërë dallimin midis liderëve të mprehtë - në sensin që janë të zotë të drejtojnë me sukses një biznes duke arritur rezultate -, dhe liderëve të zgjuar, që do të thotë se kanë një sens më të mprehtë të ambjentit social ku operojnë, dhe kanë një vështrim më të zgjeruar të mbikëqyrjes. Lideri i mprehtë mund të arrijë rezultate në terma të shkurtër kohorë, ndërsa lideri i zgjuar mund të arrij rezultate edhe në termë të shkurtër dhe më terma të gjatë kohorë.

Çfarë duhet të bëjë dikush që nuk e ka pasion atë që bën?
Më pëlqen koncepti i Howard Garden: “punë e mirë”, i cili kombinon atë që bëni në mënyrë të përsosur me atë që ju angazhon dhe i jep kuptim punës. Dikush që nuk e ka pasion atë që bën, duhet të konsiderojë se si të bëjë një pjesë të punës së tij “punë të mirë”, ose si ta zgjerojë këtë pjesë gjatë karrierës së tij apo asaj.
A mund të diskutoi “fokusin e trefishtë” të liderit
Liderët kanë nevojë për një fokus të brendshëm që të jenë në dijeni të ndjenjave, vlerave, dhe intuitës së tyre, në mënyrë që të menaxhojnë mirë vetveten. Fokusi mbi të tjerët u mundëson liderit t’i lexojë mirë njerëzit, i cili është çelësi i mbajtjes së marrëdhënjeve - arti i lidershipit. Fokusi i jashtëm i mundëson liderit të kuptojë forcat dhe sistemet e mëdha në të cilat ai duhet të lundrojë, në mënyrë që përcaktojë strategjinë më të mirë për të ecur përpara.

Mendoni se menaxherët duhet të bëhen të gjithë lider apo që të gjithë liderët janë menaxherë dhe përse?
Unë shoh si lider çdo njëri me një sferë të caktuar influence, pavarësisht nëse ka një pozicion të caktuar e të përshkruar pune. Në këtë sens, çdo menaxher është një lider, ose të paktën duhet të jetë.
Daniel Goleman: E vërteta e asaj çfarë e bën të madh një lider Daniel Goleman: E vërteta e asaj çfarë e bën të madh një lider Reviewed by Marion Mardodaj on 9/26/2014 04:45:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.