Loading...

"Daily Mail": mbi 2500 policë në detyrë për Papën


"Daily Mail": mbi 2500 policë në detyrë për Papën

Vizita historike e Papa Françeskut në Shqipëri ka gjetur pasqyrim edhe në një nga mediat më prestigjioze britanike, “Daily Mail”, por tabloidi i ka dhënë rëndësi të veçantë masave të rrepta të sigurisë për shkak të kërcënimeve që vijnë nga militantë të Shtetit Islamik.

Edhe pse Vatikani këmbëngul se nuk janë marrë masa speciale për këtë vizitë, ministri i Brendshëm i Shqipërisë – thekson “Daily Mail” – ka premtuar mbrojtje maksimale nga 2500 policë, të përforcuar nga patrulla të shumta nëpër kryqëzime si dhe nga qen antieksplozivë.

Sipas britanikëve, agjencitë shqiptare të zbatimit të ligjit kanë raportuar tek Interpoli shqetësimin kryesor mbi kthimin në Shqipëri të militantëve myslimanë, të trajnuar në Irak e Siri, të cilët mund të përbëjnë një kërcënim ndaj Papa Françeskut.

Vatikani ka minimizuar këto raportime dhe ka thënë se Papa Françesku do të përdorë të njëjtën makinë të hapur, që përdor edhe në lëvizjet e tij në sheshin “Shën Pjetër”, kur të përshëndesë turmën e njerëzve në Tiranë.

Thënë kjo, – shkruan “Daily Mail” – edhe siguria në Vatikan është shtuar këto ditë, pasi më shumë barrikada dhe policë kanë qenë në detyrë gjatë audiencave të përjavshme të Papës, ndërsa media italiane thotë se siguria është dyfishuar.

Policia shqiptare – sipas britanikëve – ka bërë të ditur se e kanë nën kontroll situatën, edhe pse siguria ka qenë tepër e lartë këtë të diel teksa njerëzve u është thënë paraprakisht të mos mbajnë veshje të rënda, çanta, valixhe apo shishe qelqi.

“Nuk ka asnjë kërcënim ndaj sigurisë së Papës. Kemi marrë të gjitha masat e nevojshme dhe gjithçka do të shkojë më së miri”, është cituar kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi, pas takimit me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, në përditësimin e fundit mbi sigurinë./The Albanian/.
"Daily Mail": mbi 2500 policë në detyrë për Papën "Daily Mail": mbi 2500 policë në detyrë për Papën Reviewed by Marion Mardodaj on 9/21/2014 08:11:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.