Loading...

Bill Klinton: "Koha tregoi që ndërhyrja në Kosovë ishte e drejtë"


clinton

 "Koha tregoi që vendimi i SHBA-së për të ndaluar gjenocidin serb dhe për t'i ardhur në ndihmë shqiptarëve të Kosovës, ishte i drejtë."

Kështu deklaroi ish-Presidenti i SHBA-ve, Bill Klinton gjatë një takimi me presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani.

Presidenti i Shqipërisë ishte i ftuar nga Bill Klinton në takimin e dhjetë të Clinton Global Initiative, e cila u mbajt në New York nga 21 derin në 24 shtator.

Në fjalën e tij, Klinton theksoi se bashkëpunimi me Shqipërinë gjatë presidencës "Nishani" ka qenë i frytshëm, duke theksuar se ky bashkëpunim ka treguar se vendimi për t'i ardhur në ndihmë shqiptarëve nga gjenocidi serb, ka qenë i drejtë.

Gjatë kohës kur Klinton ishte president i SHBA-së, përmes një videomesazhi deklaroi se SHBA dhe NATO do të ndërhyjnë ushtarakisht në Kosovë, në mënyrë për të ndaluar spastrimin etnik të shqiptarëve nga Millosheviçi..
Bill Klinton: "Koha tregoi që ndërhyrja në Kosovë ishte e drejtë" Bill Klinton: "Koha tregoi që ndërhyrja në Kosovë ishte e drejtë" Reviewed by Marion Mardodaj on 9/25/2014 04:14:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.