Loading...

5 mite rreth vetëvrasjes


5 mite rreth vetëvrasjes

1. Njerëzit që tentojnë vetëvrasjen, thjeshtë po mundohen të tërheqin vëmendjen

Shumica e individëve që tentojnë ose kryejnë vetëvrasje - mbi 90% - vuajnë nga problemet mendore. Depresioni, çrregullimi bipolarë, skicofrenia, alkooli dhe varësia nga drogërat, ose një kombinim këtyre, mund të çojnë në vetëvrasje.

Duke përcaktuar që vetëvrasja nga disa njerëz bëhet për të tërhequr vëmendjen, kjo do të thotë që këta njerëz janë mashtrues të sëmurë, por, në fakt, ata janë me të vërtetë të sëmurë.

2. Vetëvrasja është egoizëm

Vetëvrasja është një gjë e tmerrshme kur bëhet fjalë për të lënë një familje pas, dhe njerëzit e lënë pas nuk do të jenë kurrë të njëjtët. Por kur dikush është tmerrësisht i depresuar, ai mendon që bota mund të jetë më e mirë pa të.

Një triadë emocionesh dëshpëruese krijojnë kushtet e nevojshme për formimin e mendimeve vetëvrasëse: mungesa e shpresës, paaftësia për të ndihmuar veten dhe kur kaplimi nga ndjenja e kotësisë. Mungesa e shpresës thotë: "gjërat nuk do bëhen kurrë më mirë. Kjo gjëndje do vazhdojë përgjithmonë. As mos e merr guximin të përpiqesh." Mungesa e shpresës është paralizuese: nuk ke kontroll të jetës tënde - thjeshtë gjërat që ju bëjnë të ndiheni gjithnjë e më keq vazhdojnë të ndodhin vazhdimisht. Paaftësia për të ndihmuar veten thotë: "Ju jeni totalisht të dështuar si qenie njerëzore. Jeta juaj jetohet kot."

Kjo triadë ulërin aq shumë, sa që, çdo pëshpëritje shprese, portret, ose vlerë, mbytet. Shumë njerëz që kanë kryer vetëvrasje, kanë besuar me të vërtetë që janë duke i bërë një nder familjes së tyre.

Sigurisht që është e vështirë të shihet nga ky këndvështrim. Por nëse dikush ka vuajtur me të vërtetë nga një depresion i tmerrshëm, ka shumë të ngjarë ta kuptojë.

3. Njerëzit që kanë kryer vetëvrasje, mund të kenë dashur të vdesin

Individëd që kanë kryer vetëvrasje kanë dashur t'i japin fund dhimbjes së tyre, çka nuk është e njëjtë me faktin se ata donin të vdisnin. Dita intervista të atyre që kishin mbijetuar pasi ishin hedhur nga ura Golden Gate Bridge, treguan që ndryshuan totalisht mendim në moment. Më i cituari është një i mbijetuar i quajtur Ken Baldwin, i cili kujton që, në çastin kur u hodh nga ura në vitin 1985, në ajër mendoi që çdo gjë në jetën e tij që ai mendonte se ishte e pazgjidhshme, në fakt ishte totalisht e zgjidhshme - veç faktit që ishte hedhur nga ura.

Por edhe këtu duhet bërë kujdes i madh, nëse jeni dikush që ndiheni të shqetësuar për dikë, duke menduar në këtë mënyrë (që duan t'i japin fund dhimbjes), thjeshtë sa do i përkeqësoni gjërat, gjë që do bëjë që ata t'i bëjnë veprimet e tyre më të kuptueshme.

4. Njerëzit nuk imitojnë - ata vetëvriten të ndikuar nga media

Imitimi është një gjë e vërtetë. Dhjetëra studime kanë treguar që raportimi i detajuar i njerëzve që kanë kryer vetëvrasje, mund të ndikojë në imitim. Duke ditur me ekzaktësi se si ishte lidhur litari, doza e helmit të marrë, apo se si ishin prerë damarët - mund të nxisë të tjerët të bëjnë plane. Gazetarët e përgjegjshëm duhet ta rrëfejnë tregimin pa detaje të tepërta.

5. Mendimet për vetëvrasje janë të rralla

Nuk janë në fakt. Shumë psikologë dhe psikanalistë raportojnë që mendimet e një pjese të mirë të klientëve të tyre kanë qenë prezente.

Mendimet për vetëvrasje janë fluturake, ndjekin një spektër - "Sa mirë do ishte t'i jap fund gjithçkaje," apo "Do të doja t'u zhdukja përgjithmonë". Në fakt një mendim i thjeshtë që i vjen në kokë dikujt për momentin, nuk është një shenjë alarmi. Nëse dikujt i ndodh më shpesh, truri i tij mund të jetë duke kërkuar ndihmë.

Duke lëvizur spektrin për lart, mendimet pasive për vetëvrasje janë dëshira për të vdekur pa bërë tentativë të qëllimshme. Këto përfshijnë shpresën për t'u shtypur nga makina, apo duke menduar, "Nëse bie të fle, dhe, nuk çohem, kjo do ishte gjë e mirë". Ndërsa një hap më lart spektrit vijnë mendimet aktive, p.sh., duke menduar për t'u hedhur përpara një makine, apo duke menduar vazhdimisht për vetëvrasje. Niveli më i tmerrshëm i spektrit përfshin të planifikuarit se kur, ku, dhe si dikush do kryejë vetëvrasjen.

Nëse dikush iu rrëfen se ka mendime për t'u vetëvrarë, mos u mundoni të vlerësoni se në cilin nivel të spektrit ndodhet: është më e mençur dhe e zgjuar ta merrni seriozisht./Oculus News
5 mite rreth vetëvrasjes 5 mite rreth vetëvrasjes Reviewed by Marion Mardodaj on 9/25/2014 08:37:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.