4 mënyra të thjeshta për të rënë nga pesha me gjysmë kilogram për çdo ditë

 Një paund (baraz me 0.53 kg) është i barabartë me 3,500 kalori, dhe për të hequr një paund peshë trupore në një javë duhet të ushqeheni me 500 kalori më pak për çdo ditë. Për ta bërë një gjë të tillë, mund të vraponi për një orë në ditë, për shtatë ditë të javës, ose thjeshtë duhet të bëni disa ndryshime të thjeshta si këto që po paraqesim në vijim:

Mëngjesi 
Ushqimin e zakonshëm që konsumoni në mëngjes shkëmbejeni me drithëra të pasura me fibra dhe me një gjysmë filxhani çaji mjedër, dhe kësthu do të elemioni 500 kalori. Fibrat përmbajnë 0 kalori, gjë që e bën ushqimin të pasur me fibra dhe të ulët në kalori. Gjithashtu fibrat rrisin ndjesinë e të ngopurit.

Mos e mbaroni tërësisht pjatën
Përfundoni së ngrëni duke lënë në pjatë rreth 25% të ushqimit, dhe kjo do jua kursejë automatikisht kaloritë. Thjeshtë bëni një përllogaritje matematikore: Nëse ushqeheni me rreth 2000 kalori për çdo ditë, çereku i këtyre kalorive është 500 kalori.

Lëvizni më shpesh
Një e ecur për 15 minuta djeg afërsisht 100 kalori, kështu mund të ecni vazhdimisht duke llogaritur të djegni 500 kalori. Një marifet tjetër është të shpenzoni më shumë kohë duke qëndruar në këmbë; një studim thotë që duke qëndruar në këmbë mund të digjni nga 60 deri në 120 kalori për orë më shumë se sa duke qëndruar ulur.

Përtypeni mirë ushqimin
Në një studim të publikuar në American Journal of Clinical Nutrition, njerëzit që u përtypnin ushqimin 40 herë konsumonin rreth 12% kalori më shumë se ata që e përtypnin 15 herë. Duke përtypur më gjatë ushqimin, trupi prodhon nivele më të ulëta të hormonit që i sinjalizon trurit se kur jeni të kënaqur. Duke ngrënë ngadalë, do ndiheni të ngopur edhe kur konsumoni më pak, duke konsumuar kështu më pak kalori.
Previous Post Next Post